E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Brendshëm, Rexhepi: Strategjia jonë do të realizohet



Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka lavdëruar dje ndërhyrjen e policisë së Kosovës dhe KFOR-it në urën e Mitrovicës për shuarjen e tensioneve të krijuara etnike, duke akuzuar për to Beogradin dhe zhvillimet politike serbe në veri. Në një intervistë BBC-në ai tha se forcat e sigurisë në Mitrovicë nuk kanë përdorur forcë të tepruar, por akuzoi individë serbë për përpjekje për të përshkallëzuar situatën në qytet. Deklaratat e tij pasuan tensionet e rritura në urën e lumit Ibër, kur policia parandaloi një përplasje të mundshme mes protestuesve shqiptarë e serbë gjatë zhvillimit të zgjedhjeve lokale serbe në Mitrovicën e Veriut. Ministri i Brendshëm, Rexhepi, i tha BBC-së se forcat policore në Kosovë kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me situata të ngjashme dhe se qëllimi kryesor ishte të mos përdorej forcë e tepruar. Rexhepi tha se pavarësisht tendencave për të pamundësuar zbatimin e strategjisë së institucioneve të Kosovës për integrimin e veriut, ajo do të zërë vend. “Ata do të provojnë që të bëjnë çmos që strategjia të mos realizohet, që paketa e Ahtisarit të mos zbatohet, por pavarësisht nga këto tendenca, ajo do të realizohet”, tha Rexhepi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›