E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit, KQZ vendos për diegien e fletëve

TIRANË Ndryshe nga procedura e ndjekur me 28 qershor, fletet e votimit të 8 majit do të asgjesohen shumë shpejt. Në fillim të javës, përmes një mbledhje rutinë, KQZ-ja do të përcaktojë datën dhe fondin për djegien e tyre. Sipas draft-vendimit që mund të miratohet dhe me 4 votat e maxhorancës, KQZ-ja do të vërë në dispozicion rreth 1 milion e 800 mijë lekë për këtë proces që pritet të zgjasë 60 ditë. Fondi do të destinohet për lëndën djegëse dhe pagat e punonjësve, që do të zbrazin kutitë. Fletët e zgjedhjeve të 2009-ës u dogjën vetëm në muajin janar të këtij viti, pasi kutitë u përdorën dhe për vendoret e 8 majit

1 milion e 800 mijë lekë për diegien e fletëve

60 ditë do të zgjasë periudha e asgjesimit

2009 për zgjedhjet parlamentare fletët u dogjën në janar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›