Rusia: Shpëtimi i Greqisë, më mirë për Eurozonën
Shpëtimi i Greqisë nga falimentimi do ti bënte mirë eurozonës dhe do të zvogëlonte rrezikun e përballjes me të njëjtën situatë për Spanjën dhe Italinë, deklaroi ministri rus i Financave, Alexei Kudrin të shtunën.
Është më mirë që të shpëtohet Greqia, ka theksuar Kudrin para gazetarëve pas një takimi në Uashington për politikat globale.
Rreziku për përhapjen e krizës në ekonominë botërore mund të rritej në mënyrë drastike, ndërsa Spanja dhe Italia do të goditeshin të parat. Është njësoj si fronti i luftës: thyerja e frontit sadopak e dobëson të tërë ushtrinë dhe lejon depërtimin e armikut, ka thënë Kudrin.