Nepal, bie aeroplani, 19 viktima
Një aeroplan është rrëzuar në Nepal, duke shkaktuar 19 viktima. Buddha Airplane mbante në bord 16 turistë, të cilët kishin parë nga lartësia malin Everest, dhe po ktheheshin në kryeqytetin e Nepalit.
Nga 19 persona që ishin në bord është arritur të shpëtohet vetëm një person, por edhe ai ka vdekur më pas në spital si pasojë e plagëve të marra. Autoritetet vendase thanë se në bord kanë qenë 10 indianë, dy amerikanë, një japonez dhe 6 nepalezë. Shkaqet e rënies së aeroplanit po hetohen, por televizionet lokale kanë raportuar se flakët janë parë para se aeroplani të binte në zonën e mbuluar me mjegull në Godavari, disa kilometra larg kryeqytetit Katmandu.
Aksidentet ajrore, ku përfshihen helikopterë dhe aeroplanë të vegjël nuk janë të pazakontë për zonën malore të Nepalit. Dhjetorin e shkuar, të paktën 22 persona mbetën të vdekur si pasojë e rënies së aeroplanit të vogël me të cilin udhëtonin në lindje të Katmandusë.
Një tjetër aksident i ngjashëm, me 14 viktima, ndodhi në gusht të 2010 në zonën mbi malin Everest.