Erdogan pajtohet pas një viti me Berishën
Kryeministri turk, Rexhep Tayip Erdogan, rikthehet në Shqipëri një vit pas refuzimit të ftesës nga ana e Kryeministrit Sali Berisha, si pasojë e ndërprerjes së kontratës së qeverisë "Berisha" me kompaninë turke "Calik Energy", që kishte si synim blerjen e "Albtelekomit" në kohën e ish-kryeministrit Fatos Nano. Tashmë, ujërat mes Shqipërisë dhe Turqisë janë qetësuar pas vitit 2005, megjithatë Kryeministri turk pranoi që të vinte në Tiranë menjëherë pas hyrjes në treg të operatorit telefonik celular që zotërohet nga kompania turke. Përveç lobimit ekonomiko-publicitaro-nacionalist, ardhja e Erdoganit në Tiranë ishte një mesazh i rëndësishëm për Shqipërinë para Samitit të Bukureshtit. Kryeministri turk, Rexhep Tayip Erdogan, është kreu i parë i një qeverie që është anëtare e plotë e NATO-s, që ka vizituar kohët e fundit Shqipërinë, dhe që i garanton saj mbështetjen për në Samitin e Bukureshtit. Kryeministri shprehu veçanërisht mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e Turqisë në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në NATO, e cila ka qenë jo vetëm politike, por edhe në drejtim të mbështetjes së reformimit të Forcave të Armatosura Shqiptare. Pas takimit 30-minutësh kokë më kokë mes Berishës dhe Erdoganit, Kryeministri turk shprehu mbështetjen e plotë të Turqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në Samitin e Bukureshtit. "Turqia do të vazhdojë që të japë të gjithë ndihmën e nevojshme për modernizimin e ushtrisë shqiptare.
Kryeministri Berisha theksoi se midis dy vendeve ekziston një infrastrukturë ligjore bashkëpunimi e zhvilluar, që mundëson thellimin dhe rritjen në një nivel edhe më të lartë të bashkëpunimit dypalësh", tha Erdogan. Duke u ndalur në marrëdhëniet ekonomike, dy delegacionet konstatuan se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet vendeve është rritur ndjeshëm. Bashkëpunimi dypalësh ka njohur rritje në shumë fusha, veçanërisht në infrastrukturë, metalurgji, në fushën e telekomunikacionit. Investimet e Turqisë në Shqipëri, nga 35 milionë dollarë që ishin në vitin 2002, sot janë 630 milionë dollarë dhe janë të shtrira në të gjitha fushat, në infrastrukturë, metalurgji, telekomunikacion, tekstil, shëndetësi, arsim e të tjera. Erdogan u shpreh se "ne jemi të hapur që të marrim nga Shqipëria çfarë ajo ofron". Kryeministri Berisha ka premtuar se Shqipëria mbështet kandidaturën e Turqisë në Këshillin e Sigurimit. "Është bindja ime se finaliteti territorial i Bashkimit Evropian nuk do të mund të plotësohet pa integrimin e Turqisë në BE. Kryeministri Erdogan, me reformat e mëdha që ka ndërmarrë në vendin e tij, ka treguar përkushtimin e madh ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit të qytetarëve të këtij vendi", tha Berisha. Nga ana tjetër, Kryeministri turk ka theksuar edhe një herë vendosmërinë e Turqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. "Në Samitin e Bukureshtit, i cili do të zhvillohet në prill të këtij viti, ne do të mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, krahas anëtarësimit të Kroacisë dhe Maqedonisë. Në fund të fjalës së tij, Erdogan ka përshëndetur homologun e tij, Berishën, për ndihmën që do të ofrojë Shqipëria për anëtarësimin e Turqisë si kandidat i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit në vitin 2009-2010.
Marrëveshja e Tregtisë
Berisha: Në maj, MTL me Turqinë
Kryeministri Berisha ka shprehur bindjen se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë do të firmoset nga pala homologe në muajin maj. Duke folur për rritjen e madhe që kanë pësuar shkëmbimet tregtare, Berisha u shpreh se, "kur firmosëm Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, kishte zëra hezitues, sepse Turqia, si një nga vendet eksportuese më të mëdha në të drejtën e saj, mund të krijonte epërsi. Nuk besoja në këtë, unë i besoj lirisë së tregut, i bindur se çdo hap drejt saj është drejt perspektivës. Ndaj pres me kënaqësi që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi majin që vjen". Kryeministri Berisha, suksesin e rritjes së investimeve turke në vend, ia dedikoi veçanërisht homologut Erdogan. Nga 38 milionë dollarë investime turke në Shqipëri, sot janë mbi 620 milionë dollarë të investuara në të gjitha fushat e rëndësishme në metalurgji, hidrokarbure, telekomunikacion, banka, tekstile dhe prodhime të tjera.