Pas një 9/11-shi nuklear
Paraqitja e materialeve për armë nukleare në tregun e zi është brengë globale që po rritet dhe është e rëndësishme që SHBA-ja ta riformojë ekipin e saj të ekspertëve nuklearë dhe të modernizojë pajisjet e saj hulumtuese për t‘u përgatitur, apo për t‘iu përgjigjur ndonjë sulmi nuklear terrorist të mundshëm. Sasi të mëdha të materialeve nukleare janë të vendosura në mënyrë të papërshtatshme në disa shtete, përfshi Rusinë dhe Pakistanin. Që nga viti 1993 ka pasur më shumë se 1300 incidente të trafikimit të ndaluar të materialeve nukleare, përfshi plutoniumin dhe uraniumin e pasuruar, të dyja këto mund të përdoren në zhvillimin e bombës atomike. Dhe, këto janë vetëm incidentet që ne i dimë. Është shumë e mundur që ndonjë grup terrorist mund të pajiset me mjaft material nuklear për të ndërtuar një bombë.
Materialet nukleare janë zbuluar nga patrulla të kufirit, bastisje të policisë prej Indisë e deri - jo më larg se në vjeshtë - në Sllovaki, e madje edhe të fshehura në një kopsht lulesh në Hanover, Gjermani. Me material të mjaftueshëm të vjedhur, nevojiten vetëm pak specialistë për të ndërtuar armë nukleare. Pas kësaj, e tëra që u duhet terroristëve është një kamion për ta bartur atë. Nëse ndonjë grup terrorist do të shpërthente një armë nukleare në tokë të SHBA-së, FBI, CIA, Departamenti i Sigurisë dhe laboratorët e shtetit do të vraponin për të gjetur të përgjegjshmit dhe të ndalojnë shpërthime të tjera nga ai grup. Pas sulmeve të 11 shtatorit, koha në mes të rrëzimit të kullave binjake dhe përgjigjes sonë në Afganistan ishte më pak se një muaj. Por aftësitë hulumtuese nukleare të SHBA-së, të cilat përfshijnë analizimin e rrezatimit nuklear dhe matjet izotopike, nuk mund të garantojnë informatë definitivë përbrenda një muaji.
Fijet, gjurmët e gishtave, fijet e flokut, boshti i kamionit, të gjitha këto mjete standarde për hulumtime do të zhdukeshin gjatë eksplodimit. Vetëm dy pjesë të dëshmive kryesore do të mbeteshin: rrezatimi dhe mbetja izotopike. Rrezatimi dhe mbetjet izotopike janë gjurmë, të cilat shkencëtarët hulumtues nuklearë i përdorin për të gjetur terroristët. Përbrenda disa orëve, ata do ta dinin nëse bomba është bërë nga plutoniumi apo uraniumi, hap i parë i rëndësishëm në ngushtimin e hulumtimeve. Brenda pak orëve apo javëve, ata do të përcaktonin detaje të rëndësishme në lidhje me materialin origjinal nuklear dhe pastaj do ta përcaktonin madhësinë, peshën dhe kompleksitetin e bombës. Gjatë disa muajve të ardhshëm, ata do të mund të identifikonin shtetin dhe rrugën e terroristëve për në SHBA. Por, në botën tonë pas 11 shtatorit, nuk do të kemi muaj për t‘u përgjigjur. Do të ketë presion shumë të madh për t‘i identifikuar terroristët menjëherë, njësoj si zinxhiri i ngjarjeve para sulmit.
Me disa ndryshime, shpejtësia dhe saktësia e hulumtuesve nuklearë mund të përmirësohet shumë. Së pari, duhet ta përmirësojmë programin tonë të shekullit 20 për të konfrontuar armiqtë e shekullit 21. Shumica e pajisjeve tona laboratorike daton që nga Lufta e Ftohtë. Tamam si shumica e personelit tonë. Ne duhet të zhvillojmë dhe të prodhojmë pajisje të avancuara për analiza të rrezatimit, të cilat mund të vendosen te vendi. Neve na duhet stimulim i zmadhuar kompjuterik dhe aftësi modeluese. Dhe na duhet një iniciativë federale për të ringjallur fushën e kimisë nukleare. E dyta, bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor. Materiali nuklear mund të ketë vulën e vet, varësisht nga reaktori i tij burimor. Një data bazë e pjesëzave nukleare, që ndahet ndërkombëtarisht, mund të ndihmojë në krahasimin e shpejtë të copëzave nga eksplodimi, me burimin e saj origjinal. E treta, duhet të kemi parasysh çka i duhet botës për t‘u besuar analizave tona. Dështimet e komunitetit të inteligjencës së SHBA-së në përcaktimin e armëve për shkatërrim në masë në Irak mund të shkaktojnë skepticizëm ndërkombëtar, kur është çështja te çfarëdo hulumtim nuklear që ne bëjmë. Duhet themeluar një grup i ekspertëve të pranuar, të cilët nuk lidhen me hulumtimet tona federale, për të siguruar një matje të pavarur të analizave mjekoligjore. Përfundimisht duhet të menaxhojmë atë që pritet dhe të përgatitemi për presion politik për t‘u përgjigjur shpejt pas sulmit. Me anë të grupimeve reale, udhëheqësit tanë mund të bëhen të vetëdijshëm për fuqitë dhe kufizimet e aftësive të hulumtimeve nukleare të shtetit.
Edhe me këto ndryshime, analizat mjeko-ligjore do të marrin kohë dhe rezultati nuk do të jetë menjëherë përfundimtar. Udhëheqësit tanë duhet të pranojnë që, ndonjëherë, vendimet do të duhen të merren apo të bëhen brenda paqartësive. Ka pasur disa lajme të mira. Disa shtete, përfshirë Pakistanin, po forcojnë programet kritike që mbyllin materialin nuklear aty ku e ka burimin. Por duhet të bëjmë hapa shtesë, në rast se plutoniumi apo uraniumi rrëshqet jashtë asaj dere.