Gerdeci dhe keqkuptimi i te berit opozite
Shumëkush mes nesh ndihet i lodhur nga tensioni i vazhdueshëm politik, i cili ka shoqëruar në këto vite të tranzicionit jetën tonë. Pjellë e një mentaliteti ballkanik, ku konfliktualiteti është bazë e rrahjes së gjoksit dhe krekosjes boshe përpara bashkëqytetarëve të tu, ushqyer nga radikalizmi 50-vjeçar komunist, ku sektarizmi stalinist ka qenë përmasë e domosdoshme e karrierës, ky konfliktualitet i ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë peng ritmet e nevojshme për zhvillimin normal dhe harmonik të vendit. Pikërisht në këtë këndvështrim asnjëherë nuk i kam besuar akuzat shterpe për tradhti, delfinë të njërës palë tek tjetra, të shitur, të blerë e kështu me radhë. Pikërisht mbi këtë domosdoshmëri të zhvillimit normal e demokratik që e konsideron politikën si një të tërë dhe përgjegjësen kryesore për mbarëvajtjen e punëve të vendit, i kam konsideruar normale takimet mes kundërshtarësh politikë, e kam konsideruar si shumë të vyer marrëveshjen politike përballë sherrnajave gërryerëse e të pabuka. Bashkërendimi i ndeshjes politike - të domosdoshme për demokracinë, - me ndarjen e përgjegjësive, mirëkuptimin dhe marrëveshjen, në fakt përbën lëngun jetësor të funksionimit demokratik të institucioneve, funksionim që lipset të dëshmohet së pari e kryesisht në Parlament e si normë edhe në institucionet që burojnë prej tij.
Mirëpo rruga për të mbërritur në këtë normalitet duket se ka për të qenë e gjatë dhe e mundimshme, me kosto që do të na duhet t‘i paguajmë të gjithë.
Letra e para dy ditëve, që kryetari i PS-së, Rama, i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në lidhje me ftesën e pritshme për anëtarësim të Shqipërisë në këtë aleancë, është pikërisht një shembull që nuk ka se si të mos përshëndetet, mirëpo në mënyrë paradoksale, pikërisht këtu fillon edhe problemi që lidhet së pari e kryesisht te keqkuptimi se përse na duhet ky mirëkuptim politik. Pa e shmangur aspak rritjen e përgjegjësisë në momente të tilla, që me të drejtë konsiderohen si historike në jetën e një vendi që tashmë e ka përcaktuar axhendën e vet integruese, pyetja që shtrohet është: po nesër, kur kjo ngjarje të "kapërcehet", politika do t‘i rikthehet sërish gërr-mërit të vet tradicional? Paralajmërimi tashmë i deklaruar se pas 4 prillit priten revolta dhe protesta që lidhen së pari e kryesisht me tragjedinë e Gërdecit dhe konferenca e djeshme për shtyp e Ramës e vërteton këtë dyshim.
Sot, për të gjithë është evidente se tragjedia me shtrat korruptiv e Gërdecit shërbeu drejtpërsëdrejti për një lloj zgjimi të opozitës, e cila dukshëm po bëhej inekzistente gjatë dy vjetëve të fundit. Ajo heshtte dhe merrej me veten, ndërsa qeverisja përkeqësohej dukshëm për sytë dhe xhepat e shqiptarëve. Ajo heshtte, ndërsa zyrat e shtetit pastroheshin nga specialistët që ishin formësuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë ndër vite. Ajo heshtte, ndërsa ministritë shndërroheshin në kioska që gëlonin nga allishverishet partiake. Ajo heshtte dhe merrej me veten, ndërsa në analizë të fundit përgatitej edhe kjo tragjedi, rrjedhojë logjike e qeverisjes së personalizuar dhe vënies së saj në shërbim të interesave të pista të nëpunësve të kapur keqazi nga korrupsioni politik dhe ekonomik. Shumë prej eksponentëve kryesorë të kësaj partie, edhe pse të veshur me petkun e të së ashtuquajturës "politikë e re", në të vërtetë ishin (dhe mbesin) të preokupuar më së shumti të ulnin kokën dhe të mbulonin, qoftë edhe përmes efektit kohë, korrupsionin e tyre të vjetër. Inekzistenca e një opozite reale, të fortë politike dhe me zë është edhe një nga shkaqet - edhe pse jo kryesorja, - e rrokopujës në të cilën u përfshi qeverisja e vendit. Pra, më shumë se sa një tërheqje e qëllimshme politike, duket se ka pasur të tjera shkaqe në heshtjen e gjatë të opozitës.
Më së miri këtë e dëshmon deklarimi i pafajshëm i njërit prej eksponentëve kryesorë të kësaj opozite, i cili gjatë një debati televiziv u shpreh as më shumë e as më pak: "Po si na ndodhi kjo gjë, xhanëm?! (e kishte fjalën për tragjedinë e Gërdecit). Ishim mirë e bukur…" Këtë e dëshmonin edhe të ashtuquajturat marrëveshje mes shefave të pozitës me atë të opozitës, rëndom të mbështetura në interesa të ngushta.
Pa rënë në grackën e teorive konspirative, që rëndom gëlojnë në mendësitë e shoqërive postdiktatoriale, nuk është e vështirë të hetohet se heshtja e lidershipit të opozitës aktuale nuk bazohej te mirëkuptimi me ata që qeverisin për reforma që prekin interesa të gjera publike, por për përmbushjen e projekteve vetanake politike. I tillë është edhe pretendimi për reformën zgjedhore, në themel të të cilit nuk është aspak nxjerrja e këtij institucioni themeltar për demokracinë nga llumi i manipulimit tradicional, nuk është respektimi i rregullave bazë të funksionimit të këtij institucioni, por përkundrazi: fuqizimi i autoritetit të numrave "Një" të partive kryesore, lidhja pas qerres së tyre dhe kokulja jo vetëm e atyre që përbëjnë lidershipet e partive, por edhe e drejtuesve të partizave "Një kryetar - Një parti". Në këtë klimë të krijuar, opinioni publik shqiptar asnjëherë nuk mori përgjigje për akuzat se këto marrëveshje paskëshin pasur në bazë ndarjen e zonave të korrupsionit mes dy lidershipeve. Ja pse më shumë se sa një mirëkuptim principial, kjo heshtje e opozitës tingëllonte si squllje e saj dhe vënie në shërbim të projektit të qartë vetanak të Ramës. Lëvizja e paradokohëve e Metës ishte një shpërthim që bazohej pikërisht tek ky dyshim.
Por le t‘i kthehemi edhe një herë pretendimit që e justifikon këtë heshtje komprometuese të opozitës, me faktin se jemi në prag të marrjes së ftesës për në NATO. Duke pasur parasysh se NATO-ja, e konsideruar qysh në themelimin e vet, më shumë se sa një aleancë ushtarake, një organizatë që bashkon vlerat demokratike, atëherë për gjithkënd bëhet e qartë se në NATO nuk mund të pranohesh nëse në vend nuk certifikohet një realitet i demokracisë funksionale, që do të thotë nëse nuk vërtetohet se opozita është po aq e rëndësishme sa edhe pozita, që ajo ka zë dhe merr përgjegjësitë që i takojnë në një shoqëri demokratike. Ndryshe, nëse stabiliteti konceptohet si shuarje e luftës politike ne do të duhej të pranoheshim në NATO në kohën e diktaturës. Sepse ka një ndryshim të madh mes stabilitetit dhe stabilitetit demokratik. Ky i dyti presupozon së pari e kryesisht përplasjen e opsioneve si shprehje e interesave të grupeve të interesit, që më së shumti në demokraci përfaqësohen nga partitë politike. Ndryshe do të na ndodhë ajo që deklaroi Berisha para disa ditëve, kur disi i befasuar nga qëndrimi i ndryshuar i opozitës, u shpreh se paskësh pasur mirëkuptim me këtë opozitë deri nga data 16 apo 17 mars. I ngjante çudisë së Enver Hoxhës për ndonjë devijim të verifikuar në organizatat e masave.
E duke parë këtë zgjim të opozitës pas shpërthimeve tragjike të korrupsionit edhe shtetëror të Gërdecit, lind pyetja: po sikur të mos kishte ndodhur ky shpërthim, ç‘qëndrim do të mbante opozita politike shqiptare? Dhe më tej akoma: si zhvillohet dhe mbi ç‘baza opozitat politike në vende si Gjermania, Anglia, Franca ku incidente të tilla nuk ndodhin, ose ndodhin shumë rrallë?
… Ndërkaq, meteorologët paralajmërojnë se shirat dhe bora do të fillojnë shpejt, pavarësisht shqetësimit për ngrohjen globale. Erdogani është larguar tashmë. Varfëria dhe bora nëpër male janë shtuar. Në xhamat e pasmë të makinave që lëvizin hutueshëm janë shtuar copat e letrave ku shkruhet "Shitet". Në dyert e dyqaneve janë shtuar tabelat që thonë se dyqani jepet me qira. Radhët për viza në ambasadat perëndimore shtohen. Pashkët dhe festat e tjera fetare i lënë vendin njëri-tjetrit pa sjellë atë ngazëllim që prisnim. Miqtë e mi në Qerret vazhdojnë të debatojnë në lidhje me përplasjen e qytetërimeve dhe pasojat e kësaj përplasjeje në jetën e shqiptarëve.
Kohë trishtimi.