Ergys Kace kuqezi me Norvegjine
Ergys Kace ishte një prej talentëve që trajneri De Biasi do të afronte në Kombëtare për miqësoren me Gjeorgjinë.
Madje, për ta bindur mesfushorin e Paok-ut që të vihet kuqezi, italiani udhëtoi personalisht drejt Selanikut.
Përshtypjet e takimit ishin të mira dhe të dy arritën një akord parimor. Kaçe do të luajë me Shqipërinë, vetëm pasi të ketë marrë pasaportën greke.
De Biasi ia plotësoi kërkesën 19-vjeçarit, i cili nuk do ti bashkohet skuadrës për ndeshjen me Gjeorgjinë më 6 shkurt.
Në këmbim të kësaj, tekniku ka marrë garanci nga ylli i ri i klubit grek do të vishet kuqezi në harkun e dy muajve.
Kjo pritet të realizohet në ndeshjen e radhës në kualifikueset e Brazil 2014, që Shqipëria do të luajë me Norvegjinë më 22 mars.