E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqiptari 9-vjeçar "hero" në Amerikë për ndihmat në Azi

19/01/2005  I ka shëndoshë e mirë edhe nënën, edhe motrën, por, për një çast i ka bërë të humbur në Tailandë nga Tsunami, duke mbledhur kështu ndihma pa fund, për viktimat reale të vendeve të goditura. Quhet

Viktor Skënderi. Ky është fëmija shqiptar që ka hyrë këto ditë në fokusin e gazetave dhe televizioneve amerikane të qytetit Atlanta-Georgia. Vogëlushi shqiptaro-amerikan, nuk është më shumë se nëntë vjeç.

Fëmija

Viktor Skënderi, ka përshkuar mijëra kilometra nëpër rrugët e Atlantas, këto ditë, duke kërkuar ndihmë për viktimat e mbetura nga katastrofa më e madhe e kohërave. Tsunami, ku humbën jetën mbi 160 mijë njërëz dhe rreth 5 milionë shtëpi, rreth Oqeanit Indian, u rrënuan rrafsh me tokën. Ka gjetur një mënyrë interesante, por jo pa pasoja për t’u bërë i njohur me median e qytetit të madh të Atlantas. Pikësëpari ka sajuar, duke vënë në lojë disa gazeta dhe televizone ndërkaq edhe mijëra shikues. U ka thënë gazetarëve se nëna e tij, një shqiptare nga Tirana, bashkë me motrën e madhe, kanë humbur jetën në Tailandë nga Tsunami...

Gazetat

Ja si shkruan gazeta the “Atlanta Journal Constitucion”: Viktor Skënderi, ky djalë shqiptar, ka humbur nënën dhe motrën në katastrofën natyrore-Tsunami, dhe jeton i vetëm tani, me të atin e tij, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Të shkatërruar shpirtërisht dhe në pikë të hallit, tamam për t'u qarë hallin, si ky djalë shqiptarë, janë me dhjetëra e qindra mijëra fëmijë, që duhen ndihmuar", thekson gazeta.

Me tej përshkrimet për të nuk kanë fund: “Ai, megjithëse është vet një viktim, kërkon të ndihmoj viktimat e tjera. Kjo ndihmë për vogëlushin "fatëkeq" shqiptaro-amerikan, që ka humbur nënën dhe motrën e madhe, më 26 dhjetor 2004, ditë kur brigjet e Oqeanit Indian i përfshiu katastrofa, është e para në jetën e tij.

Fushata në shkollë për të mbledhur ndihmat

Vetm 10 dollarë për të nisur historia

Sipas medias, 9-vjeçari shqiptaro-amerikan, qytetari më i ri e Atlantas, dhuroi për herë të parë të gjitha dhuratat që kish mbledhur për Krishtlindjet, pa ditur se kishte humbur nënën dhe të motrën. Ndërsa, tani që nëna dhe motra nuk u kthyen më nga pushimet, në Tailand, kësaj radhe ndihma e tij është tepër interesante. Viktor Skënderi, nga kursimet tija nxori 10 dollarë dhe ja dorëzoi një organizate në qytet, që merrej me grumbullimin e ndihmave të viktimave të tërmetit shkatërimtar nënujorë, të njohur me emrin Tsunami”. Ka vepruar si një mjeshtër i vërtetë dhe me përvojë. Po citojmë më tej gazetat e Atlantas.

Fushata

“Në shkollë Viktori, duke u konsultuar edhe me shokun e tij të klasës së katërt, më të dashurin e tij në shkollën fillore "Rivers Elementary School", Lauch Monroe, ka nisur një fushatë mbledhje ndihmash të çfarëdollojshme për viktimat e Tsunamit, në qytetin Atlanta. Fushata, ka startuar me një zgjuarsi të shkëlqyer. Një ide e çuditshme u ka lindur fëmijëve. Ata mendojnë se duhet të bëjnë diçka që t'ju sjell fitime. Limonada është më e lehta dhe më e pëlqyeshmja e nxënësve dhe kalimtarëve. Mirëpo, dy fëmijët kërkojnë edhe mënyra të tjera humanitare të mbledhin ndihma. Ndaj duhet të konsultohen edhe me ekspertë të mbledhjes së ndihmave me para në qytet. Ndaj ata kanë vendosur të luajnë në këtë fushatë rolin e shitësve ambulant.

"Kurthi"

Ata kanë tërhequr vëmendjen e prindërve të fëmijëve në Atlanta, të kontribuojnë me ushqime e specialitete të përgatitura nga dora e tyre. Kështu, ata ngritën një shitore me një mbishkrim të madh, "Këtu dorëzohen ndihmat për viktimat e katastrofës - Tsunami - ndihmoni fëmijët e viktimave, si fëmijët tuaj". Një lajm i tillë se dy fëmijë janë angazhuar në qytet të mbledhin ndihma për viktimat, ka mbuluar të gjitha televizionet lokale dhe gazetat e qytetit. Alibia e tij bëhet edhe më e besuar kur tregon detaje të familjes së tij dhe marrëdhëniet e tij më të ëmën.

Viktori, prindërit dhe akulloret

“Viktori ka mësuar nga e ëma e tij të gatuaj disa ëmbëlsira si dhe të përgatisë akullore. Kështu që tani ai e ka të lehtë që në mjediset e shkollës të ngrejë një dyqan të vogël për fëmijë, dhe fitimet t'ja dedikoj viktimave të fëmijëve në Oqeanin Indian. Pasi një raport i Fondit të Fëmijëve nga OKB-ja "United Nations Children's Fund" thekson se fëmijët duhen ndihmuar në zonat e katastrofës dhe se 30 mijë fëmijë kanë humbur prindërit, si shqiptaro-amerikani 9-vjeçar Viktor Skënderi”. Unë ndihem shumë i lumtur, kur arrijë të bëjë diçka të mirë për fëmijët e viktimave të tërmetit katastrofal-Tsunami, u ka thënë gazetarëve amerikanë, nëntë vjeçari shqiptaro-amerikan Viktor Skënderi. Viktori ka edhe nënën, edhe motrën në shtëpi. Ata vonë e kanë mësuar se i biri i kishte çuar në Tailandë dhe për më keq edhe i kishte bërë të vdekur. Prej dy ditësh, gazetta e Xhorxhias nuk shkruajnë më për djalin, por ndërkohë as nuk kanë thënë gjë për informacionin e tyre të gabuar, i cili ka mbushur jo pak faqe interneti këto ditë.

Pjesë gazetash amerikane:

Boys aid tsunami kids, one cookie at a time

Craig Schneider - Staff

Sunday, January 16, 2005

As images of tsunami ëreckage flashed across the evening neës, Victor Skenderi focused on one face, that of a boy like himself.

The boy had lost his mother and sister in the flooding, leaving only his father and himself. Suddenly the plight of so many children a ëorld aëay gripped Victor, and he ëanted to help.

Victor has joined thousands of other metro Atlantans ëho have looked for ëays to help the victims of the disaster, ëhich has left more than 157,000 dead and 5 million homeless across the region of the Indian Ocean.

The efforts have been as large as multimillion-dollar donations from corporations to small contributions from children passing empty milk containers. The acts of kindness have included donations of clothing, bottled ëater, toiletries, kerosene stoves and even teddy bears for orphans.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›