E Diel, 1 Nëntor 2026

Eriola “paralajmëroi”: Unë dua të vdes

22/02/2005  Fjalët e 13-vjeçares, nga Pogradeci, të vetëvarur, thënë prindërve

POGRADEC – “Unë dua të vdes”.

Ndonëse mosbesuese, prindërit e Eriola Tahir Elezit janë shtangur nga dekalratat e së bijës, pak kohë më parë se ajo të bënte vërtet gjëmën e nxjerrë nga goja. “Premtimim” e frikshëm e mitura 13-vjeçare nga Velçani i Mokrës, e ka bërë fakt vetëm dy ditë më parë, të dielën në darkë.

“Më shkau vajza nga binarët, na iku nga duart”, mësohet të jenë shprehur të lënduar në kulm, prindërit njëherësh dhe të trembur, kur biseda e tyre ka marrë këtë drejtim.

Kjo sipas të afërmve të viktimës ka ndodhur vetëm tre muaj më parë. Në këtë kohë nis dhe frekuentimi i Eriolës në një shoqatë fetare me origjinë gjermane, që kishte shtrirë aktivitetin në disa fshatra përreth. Premtimi i parajsës dhe ndoshta ndikimi i dy vdekjeve brenda dhjetë ditëve ka bërë që vajza të hedhë litarin në fyt e t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.

Mësuesja kujdestare ka thënë se vajza ishte e urtë, por binte në sy fakti që ajo ishte dhe tepër e mbyllur.

Vetëvrasja

Ka qenë ora rreth 20 e së dielës, kur Eriola është grindur me të vëllanë, Alketin. Nuk dihet se përse janë zënë vëlla e motër, por në mbarim të sherrit familjar, vajza ka dalë nga shtëpia. Pa u vënë re nga prindërit, ajo ka shkuar në haurin që gjendej rreth 20 metra larg banesës dhe atje ka bërë gati vdekjen e saj. Ka vendosur litarin në një nga trarët e kasolles, ka përgatitur lakun dhe me ndhmën e një mbajtëseje ka hedhur lakun në fyt.

Një fqinjë ka vënë re nga dritarja se vajza po përpëliste këmbët dhe gjithë ngut ka thirrur prindërit e saj. Vrapi i tyre ndonëse i nxituar ka qenë me vonesë. Sekondat e fundit ata kanë gjetur trupin e ngrohtë të së bijës, që kishte dhënë frymën e fundit. Babai Tahiri punonte roje i shkollës, ku merrte një pagesë simbolike për të mbajtur familjen.

Shoqata

Ajo frekuentonte një shoqatë fetare që vinte nga Gjermania dhe kishte shtrirë aktivitetin në disa fshatra të Mokrës.

Policia ka nisur hetimet dhe ka konfirmuar se shkaku më bindës deri në stadin e tanishëm të hetimeve është pjesëmarrja në këtë sekt, që ka stimuluar veprimin e nxënëses së klasës së pestë. Elezi shkonte çdo të premte në grupin e fëmijëve që merrnin predikimet nga drejtuesit e shoqatës. Fëmijët mbaheshin deri në orët e vona të darkës dhe pastaj dërgoheshin në shtëpi. Kohë pas kohe, shoqata ku ishin tashmë “të anëtarësuar” fëmijët shpërndante për ta ndihma ushqimore dhe rroba.

Në varrim e gjithë zona

800 vetë përcjellin 13-vjeçaren

Dje, rreth orës 14.00 të mesditës, ka qenë një funeral me shumë njerëz. Afro 800 banorë të zonave përreth kanë marrë pjesë në lamtumirën e fundit të Eriolës. Tërë fshatrat dhe banorët e zonës kanë marrë pjesë në përcjelljen e fundit të 13-vjeçares që vari veten

12 shkurt 2005

FIER - Një 11-vjeçare është vetëvarur, duke i dhënë fund jetës së saj. Esmeralda Cene, nxënëse në klasën e V-të në shkollën 9-vjeçare “Jani Baalli”, u gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë, e varur me shallin e saj. Sipas pohimeve të prindërve të vajzës në polici, mësohet se Alda (sikurse e thërrisnin) kishte pasur një debat të ashpër dhe menjëherë më pas kishte hyrë në tualetin

e shtëpisë.

16 shkurt 2005

TIRANË – Joana Rajdho, 11 vjeçe, nxënëse e klasës së V-të në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani”. Ditën e vetëvrasjes, Joana, ishte kthyer nga shkolla e mërzitur për shkak të një note katër që kishte marrë në një provim, megjithëse mësuesja e kishte garantuar se nuk do e vinte në regjistër. Ndërkohë mësohet se ajo frekuentonte edhe një shoqatë fetare.

20 shkurt 2005

POGRADEC – Në haurin e shtëpisë, var veten Erila Elezi, 13 vjeçe, nxënëse e klasës së VII-të të shkollës 9-vjeçare të fshatit Velçan, të zonës së Mokrës. Sipas familjarëve, mësohet se mbrëmjen e së dielës ajo ishte grindur me vëllanë e saj, ndërsa prej kohësh frekuentonte një shoqatë fetare. Sipas prindërve, vajza e tyre tre muaj më parë kishte “paralajmëruar” dëshirën e saj për të vdekur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›