Thikë në zemër, për babanë e tre fëmijëve
22/02/2005 Vritet te “gjashtëkatëshi” Beratit, 35-vjeçari
BERAT - Një 35-vjeçar, nga qyteti i Beratit, ka gjetur vdekjen në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi është qëlluar me thikë nga dy persona, të cilët, sipas policisë, janë indentifikuar, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen “Barrikadë” të qytetit të Beratit, pikërist në vendin e quajtur “Gjashtëkatëshi”.
Ramazan Cinko, rreth 35 vjeç, mësohet se ka gjetur vdekjen pas një plage të marrë nga një goditje thike, në afërsi të zemrës. Burime të policisë, nga vendi i ngjarjes, bënë të ditur se 35- vjeçari, babai i tre fëmijëve, është gjetur në gjendje të rëndë nga kalimtarë të rastit, ndërsa nuk ka mundur të mbërrijë në spital, pasi ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Burime të qendrës spitalore të këtij qyteti bëjnë të ditur se 35-vjeçari kishte mbërritur pa jetë në repartin e urgjencës, ndërsa mjekët kanë pikasur menjëherë plagën e parë me armë të ftohtë, që i ka shkaktuar vdekjen.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se ky shtetas ishte parë pak momente më parë duke u grindur me dy persona, njëri prej të cilëve e ka goditur në afërsi të zemrës me thikë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertët e policisë, që kanë nisur hetimet dhe grumbullimin e provave.
Policia ka shoqëruar në komisariat dhe disa persona që kanë qenë prezentë në ngjarje, të cilët janë duke u marrë në pyetje, por ende nuk ka indentifikuar autorët.