Vdes trajneri i çiklizmit, Fuat Muriqi

22/02/2005 Pas aksidentit në stërvitje, 38-vjeçari ka ndërruar jetë dje në spital
SHKODËR - Humbje e madhe për sportin shqiptar dhe në veçanti atij shkodran. Gjatë paradites së djeshme, është ndarë nga jeta sportisti i talentuar, çiklisti kampion, trajneri 38-vjeçar shkodran, Fuat Muriqi. Ishte një aksident fatal, i ndodhur disa ditë më parë në autostradën Shkodër–Lezhë dhe pikërisht pranë fshatit Balldre, që parapërgatiti ndarjen përfundimtare të tij nga familjarët, shokët, miqtë, të afërmit dhe dashamirësit e çiklizmit.
Fatkeqësia
Të premten e javës së kaluar, trajneri pasionant i çiklizmit shkodran po stërviste ekipin e çiklistëve të ekipit të Vllaznisë së Shkodrës në superstradën Shkodër–Lezhë. Gjatë rrugës së kthimit, si zakonisht, duke u përkujdesur për sportistët e tij, Fuat Muriqi, qëndronte në fund të grupit që stërviste me një motor për të qenë lajmërues i automjeteve që mund të vinin pas e për t’i mbrojtur kështu çiklistët nga ndonjë aksident i mundshëm automobilistik, duke vënë në rrezik kështu gati gjithmonë vetë jetën e tij. Ka qenë pikërisht pranë fshatit Balldre të rrethit të Lezhës, ku një makinë ka ardhur me shpejtësi të madhe dhe ka përplasur për tokë trajnerin Muriqi dhe çiklistin e fundit të grupit, duke lënë të plagosur rëndë dhe pa ndjenja Muriqin dhe pak më lehtë çiklistin e ri, që tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë dërguar të aksidentuarit në spitalin e Lezhës. Burimet nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se ka qenë një urdhër i Kryeministrit Nano, që ka bërë të mundur ardhjen e një helikopteri për të dërguar Muriqin në spitalin e Tiranës. Me gjithë përpjekjet e mjekëve specialistë të kryeqytetit, gjendja e trajnerit nuk është përmirësuar dhe gjatë paradites së djeshme ai ndërroi jetë.
Muriqi
Fuat Muriqi ka lindur 1967 në qytetin e Shkodrës, në një familje me tradita në sportin e bukur dhe të vështirë të çiklizmit. Që në fëmijëri të tij, ai u edukua me dashurinë për sportin e çiklizmit, që njihej për jehonën e tij në Shkodër që me fillimin e përhapjes së tij në vitin 1925. Duke qenë se i ati, Ganiu edhe ky çiklist i njohur dhe trajner i Vllaznisë, e stërviste vazhdimisht që të vogël. Fuati i arriti shpejt parametrat për t’u futur në ekipin e të rriturve. Ishte pasioni i të atit dhe puna e të birit Fuatit, që e çuan atë në regjistrimin që në moshën 14-vjeçare në ekipin e të rriturve të Vllaznisë. Megjithëse në moshë të njomë, ai u bë shpejt bashkëkohës dhe koleg në fitimin e titujve kampion, me figurat e njohura të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar si, Agim Tafili, Sytki Tafili dhe Brahim Sykja. Ishin vitet ’80, kur, së bashku me këta sportistë të shquar, dolën kampionë për 7 vite me radhë, duke vënë një rekord në fitimin e titujve dhe duke u bërë kështu një shembull për të gjithë çiklistët e rinj. Gjatë kohës që ishte çiklist i Vllaznisë dhe i ekipit kombëtar, Fuati njihej si një sportist tepër i rregullt si në aspektin stërvitor, ashtu edhe në marrëdhënie me trajnerët, shokët e ekipit, fansat e tij dhe po ashtu edhe me çiklistët e rretheve të tjera, megjithë konkurrencën që kishte me ta nëpër gara. Me fillimin e një kohe tjetër, pas viteve ‘90, sporti shkodran pati në një farë mënyre humbje dhe shkatërrim dhe kësaj nuk i shpëtoi as sporti i çiklizmit. Duke mos e humbur traditën e familjes së tij dhe duke pasur dhe një dashuri dhe pasion për sportin e çiklizmit, në vitin 1992, Fuat Muriqi merr përsipër të drejtojë ekipin e të rinjve çiklistë shkodranë dhe më pas dhe atë të të rriturve, pa patur asnjë mbështetje financiare, por vetëm atë morale nga shokët e tij, duke sakrifikuar jo vetëm kohën e lirë të tij, por edhe duke shpenzuar nga kuleta i tij. Pasioni, si jo rrallë herë i idealistëve, i kushtoi jetën Muriqit, i cili sot do të përcillet për në banesën e fundit.
Çiklizmi, traditë familjare te Muriqët
Familja Muriqi njihet që prej 60 vjetësh në sportin e çiklizmit, duke e trashëguar atë brez pas brezi. Ishte viti 1945, kur djali i madh i familjes, Fadil Muriqi, u bë i njohur, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë, duke u bërë kampion kombëtar për dy vite me radhë për t’ia pasuar stafetën vëllait të dytë, Ganisë, çiklisti më i spikatur i viteve ‘60. Më pas nga viti 1972 deri në 1990, Gani Muriqi ishte trajner i ekipit të Vllaznisë dhe atij Kombëtar, duke arritur suksese të merituara dhe duke e nxjerrë kampion ekipin e drejtuar prej tij. Në të njëjtën kohë me të vëllanë Ganinë, u bë i njohur edhe vëllai i tretë, Ruzhdi Muriqi, i cili në vitin 1967 doli kampion kombëtar në çiklizëm. Më vonë së bashku me Ganinë, patën një sërë suksesesh edhe si trajnerë, duke e nxjerrë ekipin e Vllaznisë kampion kombëtar. Pas vitit 1990, ai ka qenë disa herë njëkohësisht trajner i ekipit të Vllaznisë dhe të ekipit kombëtar. Nuk kishte se si dhe Fuati, të shpëtonte nga pasioni familjar i meshkujve të familjes Muriqi. Ai për vite të tëra shkëlqeu si paraardhësit e tij në spotin popullor të çiklizmit. V.A.