Erion Xhafa: Në Durrës “vulosim” Intertoton
13/05/2005 Mbrojtësi i Dinamos beson se skuadra e tij ka për të arritur një rezultat pozitiv kundër Teutës, duke siguruar përfundimisht vendin e tretë
Dinamo do të luajë të shtunën në Durrës, kundër Teutës dhe nëse arrin të marrë të paktën një barazim, siguron edhe matematikisht vendin e tretë, ç'ka konvertohet me një vend në Kupën Intertoto. Në fakt po të ishte një moment tjetër, arritja e një rezultati pozitiv do të ishte një problem i madh për blutë, pasi ata nuk kanë arritur këtë sezon që të marrin as edhe një pikë, nga përballjet e tyre me skuadrën durrsake. Por, tani në këtë moment, gjithçka flet në favor të Dinamos. Teuta do të jetë në këtë ndeshje, pa as edhe një objektiv. Durrsakët, të mërkurën u shpallën fituesit e Kupës së Republikës dhe pas një ndeshjeje 120 minutëshe kundër Tiranës, nuk pritet që të shtunën, të zbresin në fushë me ndonjë zell të madh kundër bluve. E megjithatë, mbrojtësi i Dinamos, Erion Xhafa, mendon se gjithsesi blutë janë përgatitur seriozisht për këtë ndeshje dhe se e kanë vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. “Megjithëse Teuta i ka realizuar objektivat e saj, përsëri ne jemi përgatitur më së miri për këtë ndeshje, theksoi mbrojtësi 23-vjeçar për 'Metropol Sport'. Është më mirë që të bazohesh mbi forcat e tua dhe të mos shikosh se çfarë do të bëjë kundërshtari”. Por, mbrojtësi i bluve është i sigurt se skuadra e tij do të arrijë që të marrë një rezultat pozitiv në “Niko Dovana”, megjithëse shifrat në këtë sezon nuk janë në favor të Dinamos. Këtë, ai e bazon në serinë pozitive të skuadrës së tij, si dhe lojën e mirë që kanë treguar blutë në këtë fundkampionati. “Teuta është një skuadër e fortë dhe këtë e tregoi edhe të mërkurën, me fitimin e kupës ndaj Tiranës, por edhe ne nuk jemi më si në ndeshjet e para kundër tyre. Ne kemi treguar këto dy muajt e fundit, se jemi në formë të mirë dhe se dimë të marrim rezultatet që dëshirojmë. Ndaj besoj se në Durrës kemi për të marrë një rezultat pozitiv, i cili do të na sigurojë edhe matematikisht vendin e tretë dhe pjesëmarrjen në Kupën Intertoto”. Nëse Dinamo arrin që të mos thyhet edhe në “Niko Dovana”, do të jetë ndeshja e nëntë rradhazi për blutë që nuk humbasin dhe për këtë një meritë të madhe ka edhe mbrojtja e saj, ku një nga më të mirët është edhe mbrojtësi 23-vjeçar, Erion Xhafa.