E Hënë, 2 Nëntor 2026

Salillari: Kupa, më e “ëmbël” se medaljet e mia

13/05/2005  Ky mund të quhet një nga sezonet më të mirë për Teutën, në këto vite të fundit. Kjo, për vetë faktin se durrsakët kanë bërë një nisje tepër të vështirë të këtij sezoni, ku renditeshin në vendet e fundit në kampionat, për ta mbyllur atë më pas në vendin e pestë, por edhe duke fituar një nga dy trofetë e edicionit, atë të Kupës së Shqipërisë. Do të duheshin goditjet e 11-metërshave, për të arritur kurorëzimin pozitiv të një sezoni të tërë. I këtij mendimi është edhe sekretari i klubit durrsak, Eduart Salillari, një ish-atlet, i cili e cilësoi trofeun më të “ëmbël” se medaljet e marra dikur si sportist. “Kam fituar shumë medalje si sportist, por kupa në futboll më ka dhuruar më shumë kënaqësi – është shprehur Salillari. Kemi zhvilluar një sezon të mirë dhe me fitimin e këtij trofeu kemi treguar se nuk jemi një ekip i rastësishëm. Të gjithë futbollistët kanë punuar mirë. Gjithashtu një punë të lavdërueshme ka bërë edhe strafi teknik dhe stafi drejtues. Por nuk dua të lë mënjanë mbështetjen që na kanë dhënë tifozët tanë në çdo ndeshje. Edhe pse pjesa e mbetur e sezonit nuk është shumë interesante, mendoj se tifozët do të na mbështesin akoma më shumë në këto ndeshje të mbetura”. A. Manallari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›