E Diel, 1 Nëntor 2026

Felaj: “Populli do të japë zgjidhje nga ky shesh”

Autori i Lajmit: Redaksia

Protesta ka vijuar më tej me fjalime të deputetëve grevistë dhe mbështetëse të tyre nga ambientet e çadrave, të cilët deklaruan vendosmërinë për të çuar deri në fund kauzën për transparencë.
“Nga kjo çadër i themi Berishës se ne kemi sy për të parë Shqipërinë, kemi duar për të prekur realitetin e dhimbshëm ku jetojnë shqiptarët. I bëjmë apel Berishës dhe presidentit Topi që, nëse nuk do të ketë zgjidhje për të gjitha kërkesat tona, populli do të japë zgjidhje nga ky shesh e nga këto rrugë”, - theksoi deputetja socialiste Ermonela Felaj, e cila është futur në grevën e urisë mbrëmjen e 30 prillit.

Ky lajm është publikuar: 12/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›