Erion Braçe, gazetarit: Do merrem gjithë jetën me ty, sa të kem frymë
Një ndër drejtuesit më të lartë të PS-së, Erion Brace, ka kërcënuar një gazetar të njohur në Tiranë, duke i bërë presion të madh fill pas botimit të letrës së Kadriovskit në një të përditshme shqiptare. Basir Çollaku, një gazetar invetigativ me përvojë, aktualisht drejtor i lajmeve në TV “Mediasat” ka publikuar disa dokumente dhe dëshmi që implikojnë drejtues të hershëm, por edhe aktualë të PS-së me krimin e organizuar. Incidenti pothuajse është heshtur nga mediat e tjera, e po ashtu nuk ka pasur as reagime nga ndërkombëtarët, pikërisht për shkak të kësaj shurdhërie që krijojnë en bloc mediat afër Partisë Socialiste. Më poshtë gazetari Çollaku shpjegon edhe momentet në të cilat ai priti kërcënimet e Erion Braçes. Deputeti i PS-së është i njohur për raste të tjera kërcënimesh ndaj gazetarëve. Pak vite më parë ai goditi një reportere të politikës me grusht në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Si ndodhi incidenti me deputetin socialist, Erion Braçe?
Kam botuar një shkrim në gazetën “RD” të dielën për një letër të Daut Kadriovskit shkruar prej tij në qeli, më 4 shkurt 2001, në burgun 313 në Tiranë, gjithashtu janë përmendur në shkrim dhe histori pjesërisht të pashkruara në atë letër. Kam ndjerë një reagim shumë herë më të madh sesa shtatë vjet më parë, kur është botuar për herë të parë letra. Në atë shkrim përmendej “Zëri i Popullit” dhe ish-kryeredaktori i saj vetëm në një fjali që ishte pyetje. Reagimi të nesërm ka qenë i beftë, por dhe me nota të tensionuara. Rreth orës 11, të dielën më 31 gusht, ditën që u botua shkrimi, më telefonon Erion Braçe dhe prezantohet se kush ishte.
Mund të na thoni saktësisht cila ishte biseda juaj?
Më thotë “që ti më ke bërë kriminel”, por i përgjigjem se po ngutej, pasi unë nuk jam institucion që bëj me faj apo pa faj cilindo person që njoh ose jo. Nëse do të dish, më thotë deputeti, kam pasur apo jo foto me Daut Kadriovskin po të them, nuk kam pasur, por unë kam të tjera foto që do t’i botoj këtë javë. Madje, thotë nëse ti ke korrektuar letrën e Kadriovskit, unë kam hequr emra nga komunikata e policisë. Edhe këtë gjë i kam thënë socialistit drejtues të grupit parlamentar, nuk e marr përsipër ta di se si e ke bërë. Sërish i them që kjo është një punë që nuk më preket mua se çfarë fotosh ke, ndaj bëj si të kesh dëshirë e vullnet.
Si vazhdoi më pas biseda?
Deputeti tha se do t’i drejtohet drejtësisë për të zgjidhur këtë problem, pasi unë sipas tij në shkrimin tim e kisha bërë kriminel. Kjo ishte një zgjidhje që më pëlqeu, pasi drejtësia, si prokuroria, policia, gjykata, janë institucione që në këtë kohë reformash kanë krijuar një besim në rritje. Dhe m’u duk e drejtë ajo që Braçe kishte zgjedhur si rrugë marrëveshjeje. Por kur unë prisja që vërtet kjo të ishte forma që nënkryetari i deputetëve socialistë kërkonte të zgjidhte një mosmarrëveshje, u befasova nga fjalitë e mëposhtme të tij. Unë, deklaroi ai, do të merrem gjithë jetën me ty, sa të kem frymë dhe o unë o ti do të përfundojmë në burg, do të bëj gjithçka për këtë.
Po ju si reaguat pas kësaj deklarate të Braçes?
Këtij betimi të tensionuar i jam përgjigjur i përmbajtur, duke i kujtuar zëdhënësit të Partisë Socialiste që ne nuk jemi institucionet që dënojmë, por janë të tjerë, gjykata jep drejtësi. Ai deklaroi dhe bëma të tjera që nuk janë aspak etike për t’u përmendur, por kërcënimi me burg dhe premtimi që ai do të kishte në axhendën e tij investimin për gjithë jetën që të merrej me mua, nuk mu duk aspak serioz.
Ndiheni vërtet i kërcënuar nga deklarata e tij?
Zotëria nuk kërcënon aspak si individ. Emërtesa e tij si numri dy i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, si zëdhënës i kësaj partie, nuk duhet marrë si kompliment. Fjalitë e deputetit shpesh ishin të papërcaktuara dhe vetëm kur unë këmbëngulja që të saktësonte përmende emra institucionesh. Zëvendësdrejtuesi i opozitës në Parlament, pas shkrimit që kam bërë ka qenë shumë i tensionuar. Nuk di përse, mirë bën që publikisht të thotë ato që më tha mua. Por më shqetëson seriozisht një fakt. Unë e njoh shumë mirë, bashkë me disa kolegë të mi gazetarë, dosjen e Daut Kadriovskit dhe ajo është një histori ujqish që ka prodhuar histori dhe ka lënë probleme të shumta jashtë. Unë sërish nuk kam merak për asgjë nga kërcënim-premtimet e Braçes, pasi jam pjesë e gazetarëve që kanë shkruar shumë për këtë çështje dhe jam gazetari që nxori letrën e vetme të Daut Kadriovskit në shtypin shqiptar.