Haradinaj vlerëson diplomacinë shqiptare për Kosovën
Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ardhur për vizitë në Shqipëri për të takuar personalitete të shumta politike. Ai ka vlerësuar rolin e Shqipërinë në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Diskutimet e para u bënë me Kryeministrin Sali Berisha, që përgëzoi kryetarin e AAK-së për qëndrimin e tij me dinjitet ndaj popullit të tij dhe gjithë shqiptarëve. Gjithashtu z. Haradinaj uroi Kryeministrin për ftesën e hyrjes në NATO dhe për zbatimin e reformave të ndërmarra. “Njohja e Kosovës nga 45 vende është një hap i rëndësishëm dhe i suksesshëm që duhet çuar më tej”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Vizita vijoi me takimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, me të cilin shkëmbeu mendime lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe në rajon, si dhe për marrëdhëniet bilaterale. Ministri Basha vlerësoi angazhimin e mëparshëm dhe aktual të zotit Haradinaj në zhvillimet politike në Kosovë. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se Kosova gjendet në një moment të veçantë historik dhe para sfidave të rëndësishme, kështu që ka nevojë për kontributin e përkushtimin e të gjithëve, për mbështetje maksimale lidhur me njohjen e saj ndërkombëtare, për përmbylljen me sukses të periudhës së tranzicionit dhe ecjen e sigurt përpara në konsolidimin e shtetit demokratik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian. Më pas, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetari i Asamblesë së kësaj partie, Sabri Godo, u falënderuan nga z. Haradinaj për kontributin që kanë dhënë për çështjen e Kosovës. Kosova është njohur në mënyrë ndërkombëtare prej 45 shtete dhe ky proces do të duhej të njihej më tej për zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin në Evropë. Haradinaj ka pasur takime dhe me krerë të opozitës. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha pas takimit me të se “me z. Haradinaj kemi shkëmbyer mendime, për momentin ndodhemi në marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Kosovës, që kanë një histori, për të cilën ka kontributin e paçmuar edhe z. Haradinaj”.
Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Lulzim Basha, priti dje zotin Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministër i Kosovës, me të cilin shkëmbeu mendime lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe në rajon, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.
Ministri Basha vlerësoi angazhimin e mëparshëm dhe aktual të zotit Haradinaj në zhvillimet politike në Kosovë.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se Kosova gjendet në një moment të veçantë historik dhe para sfidave të rëndësishme, kështu që ka nevojë për kontributin e përkushtimin e të gjithëve, për mbështetje maksimale lidhur me njohjen e saj ndërkombëtare, për përmbylljen me sukses të periudhës së tranzicionit dhe ecjen e sigurt përpara në konsolidimin e shtetit demokratik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian.
Zoti Haradinaj, nga ana e tij, falënderoi për kontributin e shtetit shqiptar dhe të diplomacisë së saj në të gjithë procesin e pavarësimit të Kosovës dhe theksoi se ai është i mirëpritur dhe në zhvillimet e ardhshme.
Publikuar më 02.09.2008