Qeveria, rritje e re e pagave dhe pensioneve në 2009-n
Qeveria përshpejton me një muaj kohë rritjen tjetër të pagave, pensioneve dhe ndihmës sociale për 800 mijë familje shqiptare. Kryeministri Sali Berisha lajmëroi dje rritjen e re të pagave dhe pensioneve më 1 maj të 2009-s. Madje, Berisha ftoi edhe sektorin privat, i cili edhe ai ka bërë progres në rritjen e rrogave, që ta vazhdojë këtë rrugë. Kjo rritje, e cila do të jetë e katërta brenda mandatit të PD-së, ishte parashikuar për në muajin qershor të vitit që vjen. Por për të mos krijuar efekt elektoral për shkak të zgjedhjeve parlamentare, që do mbahen po në qershor të 2009-s, qeveria vendosi dje ta përafrojë 30 ditë para zhvillimit të tyre. Dhe pikërisht më 1 maj, kur ende nuk do të ketë filluar fushata elektorale e zgjedhjeve të reja. Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ndërministror të Planifikimit të Strategjisë Kombëtare, shefi i qeverisë siguroi se rritja në prag të mbylljes së mandatit qeverisës nuk do të shfrytëzohet për qëllime elektorale. Për Kryeministrin Berisha nuk ka më asnjë dyshim se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm. Rritja e pagave e pensioneve do të përballohet nga buxheti i vitit 2009. Në mbledhjen ku u diskutua për buxhetin e vitit 2009, Kryeministri Berisha u shpreh se rritja e buxhetit të këtij viti me 1 miliard lekë më shumë se buxheti i vitit 2008, i jep mundësinë qeverisë të dyfishojë pagat e mësuesve, të infermierëve e mjekëve. Duke u ndalur në rëndësinë e rritjes së pensioneve, Kryeministri nënvizoi se “vitin që vjen rritja e pensioneve në qytet e fshat nuk do të jetë ashtu siç ka qenë më parë, me 5 dhe 10 për qind, por do jetë 10 dhe 20 për qind”. Risia e kësaj rritjeje, - theksoi Kryeministri, - është fakti se ajo do të bëhet më 1 maj 2009. “Këtë e diktojnë zgjedhjet e ardhshme, ndaj, pavarësisht se rëndohet shumë fatura financiare, ne nuk mund të presim që rritja e tyre të bëhet në qershor 2009, periudhë kur është fushata elektorale, pasi kjo do të shfrytëzohej për kritika ndaj qeverisë”, - u shpreh z. Berisha.
Buxheti 2009 arrin në vlerën 5.2 miliardë dollarë
Buxheti i vitit 2009 arrin në vlerën 5.2 miliardë dollarë. Sipas Kryeministrit Berisha, pritet që ky buxhet të jetë 1 miliard dollarë më shumë se ai i vitit 2007. Z. Berisha vuri dje në dukje se buxheti i tij do të jetë 2 herë më i lartë se buxhetet e qeverisë socialiste. Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ndërministror për Planifikimin e Strategjive, Berisha informoi se infrastruktura do të jetë prioritet i buxhetit të vitit elektoral, buxhet që pritet të kalojë në Kuvend brenda shtatorit. Duke e cilësuar 2009-n si vitin më të rëndësishëm të qeverisjes së demokratëve me jo pak ironi, Kryeministri kërkoi nga anëtarët e kabinetit të tij të fokusohen tek kjo çështje e jo tek lajmet rozë mbi vizitat e tij në fundjava. Gjithsesi, Berisha vlerësoi se ky është buxheti i investimeve më të mëdha, i të ardhurave më të mëdha dhe i rritjes më të madhe të pagave e pensioneve. "Rritja e buxhetit, - u shpreh Kryeministri - mbështet fuqishëm investimet në të katër anët e vendit, në ujësjellës-kanalizime, impiante të përpunimit të ujërave, në rrugë dytësore, në investimet në akset kombëtare". Në gjykimin e Kryeministrit, të ardhurat në këtë buxhet, pa llogaritur privatizimet, arrijnë në 340 miliardë lekë. “Buxheti në tërësi arrin në vlerën 5.2 miliardë dollarë. Krahasuar me këtë qeveri dhe jo me 2 vjet më parë, por me muajin shtator 2007, buxheti i këtij viti do të jetë 1 miliard dollarë më shumë. Ndërsa buxhetit i vitit 2008 ishte 4.2 miliardë dollarë, buxheti i vitit 2009 është 5.2 miliardë dollarë”, - tha z. Berisha.
Buxheti, Berisha vlerëson punën e ministrave
Kryeministri Sali Berisha vlerësoi dje punën e ministrive që kanë arritur të hartojnë në kohë buxhetin 2009, duke i krijuar mundësinë qeverisë që të paraqesë atë në Parlament brenda muajit shtator. Sipas tij, buxheti është paraqitur në kohë dhe ministritë kanë bërë një punë serioze. Berisha pohoi se përmes tij janë tejkaluar ndjeshëm parashikimet që ne kemi bërë më parë. “Nëse vëreni tavanet që kishim parashikuar, del se ato janë tejkaluar, në sajë të një performance shumë të mirë të sektorëve të doganave dhe tatimeve, por në tërësi të qeverisë, e cila ia del të çojë në Parlament, brenda muajit shtator, një buxhet prej 5.2 miliardë dollarësh, një buxhet që mbart në vete zarfin më të mirë se çdo buxhet tjetër për rritjen e rrogave, pensioneve dhe të ndihmës ekonomike”, - tha Kryeministri Berisha.