E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Isufi: Pres faljen publike të Ina Ramës

Erion Isufi, përmes mediave i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të kërkojë falje publike për sekuestron e pronave të tij. Ai akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë organin e akuzës për shkelje të të drejtave personale. Sipas tij, ky është dhunim i paarsyetuar i biznesit dhe cenim i integritetit moral. Kunati i ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, reagoi dje përmes një deklarate për shtyp nga ku e quan të nxituar vendimin e prokurorisë që urdhëroi sekuestron e pronave të tij pa pasur baza konkrete që ta bënte një veprim të tillë. Por Erion Isufi shkon edhe më tej kur shprehet se e quan të pamjaftueshme masën e heqjes së sekuestros. Në kushte të tilla, ai i drejtohet prokurorisë me kërkesën për t’i kërkuar falje publike ose zyrtare për atë që Isufi e cilëson shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut. Z. Isufi pohoi në deklaratën e djeshme se vendimi i prokurorisë është një dhunim i paarsyetuar i biznesit dhe në veçanti cenimi i integritetit dhe figurës së tij morale dhe familjarëve të tij. “Tё hёnёn e kaluar pa asnjё vendim gjyqёsor, pa asnjё arsyetim dhe pa mё njoftuar, prokuroria vendosi masёn e sekuestros mbi llogarinё bankare tё njё shoqërie tregtare nё bashkëpronësi dhe menaxhimin tim. Si pasojё e kёtyre veprimeve tё prokurorisё gjatё gjithё javёs sё shkuar mua mё ёshtё shkaktuar njё dёm i konsiderueshëm material dhe moral. Nё veçanti, gjatё gjithё kёsaj jave, si pasojё e kёtyre veprimeve tё pabazuara tё prokurorisё, disa media kanё vazhduar spekulimet dhe fushatёn denigruese ndaj personit tim dhe familjarëve të mi”, - deklaroi z. Erion Isufi. Ai argumenton më tej se “pёr tё kundёrshtuar kёtё shkelje flagrante tё tё drejtave të mia themelore dhe kushtetuese, unё u detyrova tё marr shёrbimet e njё avokati dhe t’i drejtohem Gjykatёs sё Tiranёs pёr shfuqizimin e kёtij vendimi tё prokurorisё”. Isufi sqaron më tutje: “Pas padisё sё ngritur nga ana ime, hedhjes sё shortit dhe caktimit tё njё gjykatёsi, por akoma pa u zhvilluar seancё gjyqësore, prokuroria vendosi tё heqё sekuestron me njё vendim tё dytё”. Në deklaratën e shpërndarë për mediat Isufi bën të qartë se “me gjithё pritjen time disaditore, prokuroria nuk mё ka kёrkuar zyrtarisht falje pёr vendimin e saj tё gabuar. Pёr kёtё arsye e gjykoj tё pamjaftueshёm vendimin e prokurorisё pёr heqjen e sekuestros sё paligjshme ndaj meje”. Në një situatë të tillë, ai kёrkon qё “nё pёrputhje me ligjin tё mё kёrkohet falje zyrtarisht ose publikisht nga institucioni pёrkatёs pёr kёtё shkelje flagrante tё tё drejtave themelore tё njeriut, pёr dhunimin e paarsyetuar tё biznesit dhe nё veçanti pёr cenimin e integritetit dhe figurës time morale dhe tё familjarëve tё mi”. Erion Isufi shpreh besimin tek shteti ligjor si garancia e vetme kundёr arbitraritetit dhe tek zbatimi me korrektesë dhe me paanshmëri të ligjit si rruga e vetme pёr tё garantuar tё drejtat themelore dhe liritё e qytetarëve pa asnjё dallim, preferencё apo paragjykim. Pak ditë më parë po përmes një deklarate për mediat, Isufi sqaroi opinionin publik se nuk ka kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që ka kryer detyrën e administratorit te “Virtu Acquisitions” dhe “Croën Acquisitions”. Z. Isufi bëri të njohur faktin se ka dhënë dorëheqjen nga këto dy kompani më 30 dhjetor 2006, ndërsa nga kompania tjetër me 20 mars 2007. Duke pohuar se çdo gjë tjetër e thënë në adresë të tij është e pavërtetë, kunati i ministrit Basha, Erion Isufi, kërkoi nga media përgënjeshtrimin e atyre që ai i quan spekulime dhe shpifje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›