Vendimi i prokurorisë: Isufi jo i lidhur me Fazllicc
Organi i akuzës para pak ditësh ka hequr bllokimin mbi llogarinë bankare të Erion Isufit, pasi konfirmoi se kompania ku ai është bashkëpronar, nuk kishte lidhje me bizneset e Damir Fazlliçit, i cili është marrë në hetim nga prokuroria shqiptare. Ky vendim ka rrëzuar në të njëjtën kohë edhe akuzat e ngritura nga opozita për lidhje të Isufit me Fazlliçin dhe biznesin e tij. Në vendimin zyrtar të prokurorisë thuhet se pasi ishin verifikuar kompanitë e personit në hetim dhe të Erion Isufit, nuk ishte gjetur lidhje dhe shkëmbim në mes tyre dhe për këtë arsye ishte ndërmarrë edhe heqja e sekuestros. Prokurorët që urdhëruan bllokimin dhe po ashtu heqjen e sekuestros, kanë shlyer kështu edhe një fyerje ndaj personit të Erion Isufit, i akuzuar në media dhe nga opozita si person i përfshirë në afera korruptive. Isufi ishte akuzuar si një nga ortakët e personit nën hetim Damir Fazlliç dhe prokuroria e njoftoi sekuestrimin e llogarive bankare si të nevojshme për hetimin, por pas verifikimeve rezultoi se asnjë nga dy kompanitë të cilësuara të lidhura me kompanitë e biznesmenit nga Bosnja, nuk e kishin një lidhje të tillë.