Shqetësimi, partitë politike notojnë në informalitet
Partitë politike në Shqipëri, të cilat në nocionin teorik konsiderohen si “motorë” ndryshimi dhe zhvillimi, notojnë në informalitet. Shqetësimi është bërë publik dje nga organizata Transparency International, e cila u shpreh, fatkeqësisht se “kjo situatë ka mbetur tërësisht e pandryshuar prej vitesh”. Në një konferencë për shtyp, drejtuesit e TIA-s deklaruan se financimet e partive publike ndodhen në të zezë, jopublike dhe jotransparente, që fare mirë interpretohen si interesa të ngushta për përfitim nga pushteti politik. “Partitë politike në vend vazhdojnë të cenojnë një nga detyrimet e tyre kryesore kushtetuese, bërjen publike të çdo lloj burimi financiar. Ato vazhdojnë të fshehin në mënyrë të vazhdueshme deklarimin e burimeve të tyre private”, - deklaruan drejtuesit e TIA-s.
Shqetësimi
Përfaqësuesit e Transparency International Albania, të cilët përpilojnë çdo vit barometrin e korrupsionit të botë, renditën disa pika për të cilat TIA i sheh si mostrasparencë. Ata deklaruan se legjislacioni i ndihmon partitë, duke i përjashtuar nga taksimi financat e tyre, por ato sistematikisht deri më sot nuk kanë bërë publike të ardhurat që shpenzohen për fushatat gjigante zgjedhore. “Financimet nga subjektet private, donacionet, dhuratat apo ndihmat që japin shoqëritë tregtare në favor të partive politike, mbeten ende një privilegj jashtë çdo kontrolli fiskal dhe ligjor. Vetë partitë politike nuk kanë bërë ende asnjë përpjekje për të ngritur kapacitete dhe për të shmangur vakuumin në struktura me qëllim auditimin e brendshëm të financave dhe kjo gjë vihet re pothuaj në të gjitha partitë politike në vend”, - deklaruan përfaqësuesit e TIA-s. Ata deklaruan më tej se qëllimi i vetëm i mosdeklarimit të financimeve nga burimet alternative, janë një burim i hapur i interesave të ngushta. “Shoqëritë tregtare, të cilat janë financueset më të mëdha, nuk janë të interesuara të formalizojnë këto marrëdhënie dhe donacionet e tyre, pasi në thelb, kanë interesa të ngushta për të përfituar në proceset e prokurimeve, privatizimeve, sipërmarrjeve publike etj. Ata kthehen kështu jo vetëm në partnerë në abuzimin me pushtetin, por edhe influencues në vendimmarrje të rëndësishme politike, ekonomike dhe institucionale”, - thanë ata.
Kodi zgjedhor
Ndonëse Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore arriti për herë të parë të miratonte një formulë për kontrollin e financimeve të partive, duket se një gjë e tillë nuk mjafton për TIA-n. Gjithsesi, ekspertët e këtyre ndryshimeve pranë komisionit kanë deklaruar se formula në fjalë është tepër e mirë për rastin shqiptar. Ndryshimet konkrete kanë propozuar që KQZ-ja të bëjë një audit pas fushatës së partive, ndërkohë që bizneset e përfshira në tenderime publike përjashtohen nga financimi i partive. Një propozim i tillë është cilësuar i pamjaftueshëm edhe nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata. “Pse audit të mos bëhet gjatë fushatës nga ekspertët, por 45 ditë pas përmbylljes së procesit siç është vendosur. Kontrolli i financave gjatë periudhës zgjedhore do të ishte më i lehtë edhe për vetë ekspertët që do të bëjnë kontrollin”, - është shprehur Gjata. Një tjetër shqetësim ka qenë edhe kontrolli i financave gjatë periudhës jozgjedhore. “Për këto arsye, Transparency Interantional në Shqipëri konstaton se informaliteti, mungesa e transparencës dhe kuadrit ligjor, mungesa e kapaciteteve dhe mekanizmave të kontrollit në financimet, kryesisht nga bizneset dhe subjektet private në favor të partive politike, ka krijuar një terren të përshtatshëm për një nivel të lartë të korrupsionit politik”, - u shprehën drejtuesit e TIA-s.