Imuniteti, grupet e interesit në pyetje nga Bufi-Rusmali
Kufizimi i Imunitetit të zyrtarëve të lartë apo parlamentarëve, nuk do të miratohet pa marrë dhe mendimin e grupeve të interesit. Ylli Bufi, nënkryetari i Kuvendit dhe i ngarkuar për të hartuar së bashku me Ilir Rusmalin amendimet kushtetuese, tha dje për gazetën se ditën e enjte do të bëhet një seancë konsulte me grupet e interesit për këtë çështje. Deputeti i PS-së, Bufi, tha më tej se Partia Socialiste ende nuk ka një qëndrim të qartë politik në lidhje me kufizimin e imuniteteve kushtetuese. “Ndonëse PD-ja është shprehur për kufizimin e gjithë imuniteteve të zyrtarëve të institucione kushtetuese, ne ende jemi në shqyrtim të kësaj”, - tha Bufi. I ngarkuari i opozitës tha më tej se takimi me grupet e interesit do të trajtojë pikërisht këtë çështje, duhet apo nuk duhet që zyrtarët e lartë të institucioneve që kanë mbrojtje ligjore, të mos gëzojnë imunitet. Partia Socialiste, duke parë zhvillimet e fundit politike, përplasjen mes prokurorisë dhe ministrive, duket se ka një tërheqje në lidhje me këtë diskutim. Mendimet e palëve të përfshira në këtë çështje do të jenë të vlefshme dhe ndoshta do të shtyjnë opozitën drejt një vendimi final. Pritet që në diskutim të ketë përfaqësues nga gjykatat dhe prokuroria.
Për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, nga ana e PS-së nuk do të ketë ndonjë qëndrim politik të caktuar, përveç formës se si do të bëhet, por opozita në tërësi kërkon të debatojë në lidhje me imunitetet e tjera. Nga ana tjetër, mazhoranca në tërësi është shprehur se asnjë imunitet kushtetues nuk duhet të ekzistojë, për shkak se, sipas mazhorancës, imuniteti po bëhet pengesë për dhënien e drejtësisë. Mazhoranca duket se ka arritur të bindë opozitën se imuniteti parlamentar duhet të kufizohet, pra që të ketë një lehtësi ligjore për ndjekje ndaj deputetëve në rast se është e nevojshme, por ajo ende nuk i ka mbushur mendjen opozitës për imunitetet e tjera.
Ndërkohë, edhe ekspertë janë shprehur se është i nevojshëm një kufizim imuniteti për mjaft zyrtarë në sistemin e drejtësisë, por duhet të ketë edhe një rritje pavarësie për zyrtarë të tjerë në këtë sistem. “Në botë po ecet drejt një standardi ndërkombëtar në lidhje me regjimin e imuniteteve të cilat duhet të përfitojnë magjistratët. Fjala është, imuniteti funksional i magjistratëve. Askush, kurrkund, nuk ka folur ndonjëherë për heqjen totale të imunitetit të magjistratëve. Ligji thotë që gjyqtari nuk mund të procedohet penalisht pa pëlqimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë, standardi që përmenda pak më lartë, kërkon diçka tjetër. Kërkon që gjyqtari të procedohet penalisht, pa asnjë lloj autorizimi nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe vetëm kur të vijë puna tek formulimi i akuzës ndaj tij, të kërkohet pëlqimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, - ka deklaruar konstitucionalisti Gent Ibrahimi. Sipas tij, prokurorët në vendin tonë duhet të kenë një mbrojtje më të përforcuar për shkak të punës së tyre.
Për sa i përket kësaj pjese, mazhoranca duket se nuk kërkon të falë njeri. Astrit Patozi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, është shprehur publikisht se imuniteti do të hiqet për të gjithë zyrtarët e lartë, duke përfshirë deputetët, sistemin e drejtësisë si dhe zyrtarët e tjerë të zgjedhur nga Kuvendi. Ajo që bëhet e ditur është se asnjë amendim ligjor në Kushtetutë nuk do të bëhet për këtë çështje në rast se nuk janë dakord mjaft grupe parlamentare apo grupe interesi. Në këtë pikë, veçanërisht opozita kërkon një konsensus të gjerë. Nga ana tjetër, mazhoranca ka bërë thirrje që amendimet të miratohen sa më shpejt, pasi ekzistenca e imuniteteve po pengon drejtësinë shqiptare.
Kufizimi i imuniteteve, rruga deri në ndryshimin e Kushtetutës
Arritja e kufizimit të imuniteteve kushtetuese duket se do të kërkojë një kohë relativisht të gjatë. Ilir Rusmali nga PD-ja dhe Ylli Bufi nga PS-ja ende nuk kanë arritur të kenë një draft konkret. Gjithsesi, edhe në rast se do të ketë një draft konkret, diskutimi i tij në rrugën ligjore do të jetë paksa i gjatë. Kjo do të ndodhë për shkak se në Rregulloren e Kuvendit është përcaktuar se ndryshimi i Kushtetutës do të jetë një mision paska i vështirë. Rregullorja ka përcaktuar se çdo amendim kushtues do të kalojë nën një filtër komisioni të posaçëm. Gjithsesi, palët shprehen se kushti i vetëm do të jetë konsensusi. “Nëse do jetë vullneti i të gjitha grupeve për të riformuluar nenin përkatës të Kushtetutës, atëherë procedura që do ndiqet, është procedura që ne kemi vendosur në Rregulloren e Parlamentit me propozim të PS-së disa muaj më parë, ku kemi shtuar dy nene në rast të rishikimit të Kushtetutës, çka do të thotë se kjo procedurë parashikon një afat kohor për diskutimin në publik dhe marrjen e mendimit të grupeve parlamentare”, - ka deklaruar Bufi. Thelbi i ndryshimit do të jetë që “sa herë që organet e drejtësisë vërejnë se zyrtarët me imunitet dyshohen në çështje penale, organi, pra prokuroria, nuk do të kërkojë më të drejtë për ndjekjen penale, por thjesht do të njoftojë institucionin përkatës për ndjekjen penale”. Këshilli për Legjislacionin do t’ua përcjellë qëndrimin e tij të gjitha grupeve parlamentare në Konferencën e Kryetarëve, me qëllim që amendamentet kushtetuese të mbështeten nga të gjitha grupet parlamentare. Të gjitha amendamentet ligjore që do të hartohen nga Rusmali dhe Bufi, më pas do t’u jepen grupeve parlamentare për nënshkrim për të vazhduar më tej me procedurat e Rregullores së Kuvendit për rishikimin e Kushtetutës.