E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria ngushëllon viktimat e Butrintit

Qeveria përmes zëdhënëses së KM-së, znj. Majlinda Bregu, i shprehu dje ngushëllime familjarëve të personave që kanë humbur jetën në tragjedinë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në liqenin e Butrintit. "Qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe marrja e masave për të penguar që kjo tragjedi të shumëfishohej, kanë qenë prezente që në orët e para të ngjarjes. Ju e dini tashmë se keni pasur një deklaratë zyrtare nga Ministria e Brendshme. Sigurisht që asnjë ngjarje e cila ka viktima, nuk është një ngjarje që mund të kalohet lehtësisht", - u shpreh znj. Bregu. Sipas saj, "qeveria ka dëshmuar gjatë gjithë kësaj kohe një menaxhim dhe siguri më të mirë të kufijve, por kjo nuk do të thotë se nuk ka raste sporadike të kalimit klandestin të kufirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›