Erioni: Më vjen keq që nominova Kikën
Me largimin e Seldit dhe Kikës, banorët e shtëpisë së “Big Brother”, që tashmë kanë mbetur edhe të paktë në numër, duket se kanë rënë më shumë në qetësi. Ata e ndiejnë shumë mungesën e të eliminuarve dhe biseda për ta zë një pjesë të mirë të kohës mes tyre.
Domenika qan. I mungon SeldiDomenika ulet në piano dhe fillon të luajë një melodi të qetë, romantike dhe prekëse. Ndërkaq, vajza nis të qajë. Jona shkon pranë saj për ta qetësuar dhe të dyja luajnë në piano. Më pas, ato dalin në kopsht, ku bashkohen me djemtë që po bisedojnë për kafshët e më pas për qytetet e Shqipërisë që kanë vizituar. Biseda për eliminimet hapet sërish. Miri dhe Domenika shprehen se nuk i prisnin ato eliminime, sidomos për Kikën. Domi tregon se kur shkoi për të lajmëruar se Seldi eliminohej, nuk dinte se çfarë thoshte, aq sa djemtë nuk po e kuptonin. Miri u tregon vajzave për ngacmimet një ditë më parë mes tij, Kikës dhe Erionit, pasi po kërkonte para borxh për të marrë taksi në rast se dilte. Në përfundim të bisedës, Miri shprehet se tashmë Kika dhe Seldi duhet të jenë të angazhuar me intervista të shumta në media.
Mandi: Seldi nuk duhet të binte pre e provokimeveKlodi dhe Mandi hyjnë brenda për të ngrënë drekë, ndërsa banorët e tjerë vazhdojnë të marrin rreze dielli pranë pishinës. Teksa hanë, djemtë bisedojnë për nominimet dhe eliminimet. Ai i thotë Klodit se i vjen shumë keq për Seldin. Mandi thotë se e ka këshilluar gjatë gjithë kohës Seldin që të mos bindte pre e provokimeve, ndërsa Seldi ishte ai që provokonte vetë të tjerët. Mandi i rrëfen Klodit emocionet e forta që kishte ndjerë në zonën e tunelit gjatë momenteve të eliminimit dhe sidomos në momentet kur kishte ngelur vetëm me Seldin. Më pas ai fillon të flasë për Jetmirin. Pas kësaj ata dalin jashtë dhe fillojnë të merren me kafshët, duke i ushqyer dhe përkëdhelur. Klodi shkon përsëri brenda dhe fillon të përgatisë ushqim për to, ndërsa në shtëpi vijnë furnizimet e buxhetit të javës.
Banorët argëtohen me kafshëtPasi marrin ushqimet e buxhetit të javës dhe i sistemojnë ato, banorët fillojnë të merren me kafshët që kanë në oborrin e shtëpisë. Ata shpeshherë flasin dhe luajnë me to. Jetmiri teksa ushqen majmunin, flet me të. Edhe Domenika bën të njëjtën gjë me pulat, të cilat i ndjek për t’i kapur. Jona është një tjetër banore që kërkon të luajë me kafshët. Ajo ndjek për disa çaste lepujt, por nuk arrin të kapë asnjë. Banorët që tashmë janë të gjithë jashtë, duken të kënaqur dhe të përkushtuar ndaj kafshëve që kanë në shtëpi. Ata komentojnë bukurinë e palloit, i cili hap bishtin e bukur. Ata e quajnë “mbretin e shpendëve”. Pas komenteve që bën me Jetmirin, Erioni i afrohet dhe fillon t’i prekë pendët dhe më pas largohet duke ushqyer kafshët e tjera. Banorët, teksa flasin dhe komentojnë veprimet e sjelljet e kafshëve, kujdesen për ushqimin e tyre, sepse ka ardhur momenti që edhe kafshët të ushqehen.
Mandi: Jona, shmangi përplasjet me ErioninJona, Mandi dhe Klodi rrinë jashtë pas disa minutash argëtimi duke kërcyer me muzikën në sfond. Në një moment Mandi i thotë Jonës që të mundohet të shmangë përplasjet me Erionin dhe sidomos me Jetmirin, por të mundohet që t’i anashkalojë ngacmimet ndaj saj. Gjatë gjithë kohës Jetmiri dhe Jona kapen me njëri-tjetrin duke folur me ironi. Mandi i thotë Jonës që të mos reagojë keq ndaj shprehjeve të Jetmirit duke marrë shkak nga disa përplasje të vogla të saj me Jetmirin dhe Erionin gjatë ditës së sotme. Jona fillon që t’i thotë Mandit se Erioni dhe Jetmiri kapen kot me të, për gjëra që ajo i quan të vogla. Ndërsa vajza tregon për debatin që pati me dy djemtë disa ditë më parë për rregullat e mirësjelljes, Mandi i thotë se Erioni nuk i ka me të keq ato që thotë dhe nuk duhet që t’ia marrë për keq. Në bisedën e tyre ndërhyn edhe Klodi, i cili i thotë Jonës se jo të gjithë janë njëlloj dhe reagojnë njëlloj ndaj çdo personi. Mandi i thotë Jonës se ajo nuk duhet të acarohet, sepse ai e ka thënë edhe në dhomën e rrëfimit që banorët në shtëpi kanë si qëllim që të acarojnë njëri-tjetrin me ato që thonë. Jona thotë se edhe ajo e ka vënë re që Miri dhe Erioni thjesht duan që ta acarojnë, por asaj nuk i pëlqen arroganca në të folurën e tyre.
Erioni preket prej largimit të KikësErioni shkon në dhomën e gjumit dhe ulet në krevatin ku ka fjetur për më se tre muaj Kika, një nga banorët më të spikatur të shtëpisë së BB3 dhe një nga miqtë e Erionit. Ai qëndron në krevatin e Kikës, ku ende kanë ngelur disa gjëra personale të tij. Në dhomë hyn Domenika, e cila e sheh Erionin të prekur nga largimi i Kikës, por nuk i flet dhe largohet për t’u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve. Pas pak edhe Erioni shkon tek ata. Teksa shohin kafshët, Jetmiri i thotë Erionit se Kika jashtë do jetë duke u kënaqur, do ketë takuar ish-banorët... Erioni i thotë se i vjen shumë keq që Kika doli nga loja. Jetmiri i thotë se këtë pjesë ata e kanë konsumuar që pas spektaklit. Erioni i thotë se për më tepër i vjen keq ngaqë ai e kishte nominuar. Jetmiri i thotë se nuk është ndonjë gjë e madhe, pasi në fund të fundit ata janë në një lojë dhe si e tillë është normale që ta nominonte kushdo. Erioni thotë se ai nuk e kishte menduar se do të kishte qenë pikërisht Kika ai që do të eliminohej, pasi priste që në nominim të dilnin më shumë se dy prej banorëve dhe duke ditur që Jetmiri dhe Kika ishin dy nga konkurrentët më të fortë, mendoi se do të dilte ndonjë nga banorët e tjerë, por jo Hakiu. Jetmiri thotë se është një strategji nga ana e grupit tjetër, të cilët nominuan Jetmirin dhe Kikën për të eliminuar konkurrentët e fortë. Erioni thotë se ai ndjehet keq që e kishte dominuar, pasi realisht nuk donte që të eliminohej ai nga shtëpia, pasi me të kishte edhe një miqësi të mirë. Jetmiri i thotë se nuk duhet të mërzitet për këtë gjë, pasi miqësinë ai mund ta ketë me Kikën shumë më të ngushtë se sa brenda shtëpisë.
Kali ha perimet e banorëveKali i ka shpëtuar litarit dhe Miri me Erionin mundohen që ta lidhin përsëri. Jashtë është edhe Klodi, i cili u kërkon djemve që t’i lenë të qetë kafshët, pasi oborri është i vogël për aq shumë kafshë dhe ata nuk duhet që t’i kufizojnë shumë. Dy djemtë e lënë të qetë kalin, por i thonë Klodit se është paksa e rrezikshme që kafsha të lëvizë në të gjithë oborrin. E ndërsa debatojnë me Klodin, vjen Mandi dhe i njofton se darka është gati dhe të gjithë mund të shkojnë të hanë. Gjatë kësaj kohe ata bisedojnë mes tyre për gjëra të përgjithshme. E ndërsa banorët hanë darkë, jashtë kali i është afruar derës së shtëpisë. Kështu Jetmiri dhe Erioni dalin. Kali është pak i acaruar, pasi shihet në pasqyrat e shumta që ka në shtëpi. Banorët shqetësohen, pasi përveç rrëmujës dhe dëmet që mund të shkaktojë, kafsha fillon të hajë edhe perimet që banorët kanë blerë këtë javë me buxhetin e përgjysmuar.
“Duan të na eliminojnë se jemi të fortë”Pasi qetësojnë kalin, Jetmiri me Erionin fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin për lojën e banorëve në BB3. Erioni dhe Jetmiri bëjnë thashetheme për grupin tjetër, duke folur fillimisht për Klodin. Ata thonë se Klodi po u flet me ironi. Ata thonë se gjithmonë pjesëtarët e atij grupi kanë përdorur si strategji afrimitetin me banorët e rinj dhe shpesh kanë nominuar në grup. Erioni thotë se banorët e mbetur në shtëpi janë me fat dhe merr si shembull Jonën, që sipas tij ka fat nëse shkon në finale dhe jo se e meriton të shkojë. Ata thonë se grupi po mundohet që t’i nominojë ata të dy, në mënyrë që t’i eliminojnë nga loja, pasi i shohin si konkurrentët më të fortë në shtëpi. Erioni thotë se tani janë drejt fundit dhe nuk ka më shumë vend për lojë. Kështu ata flasin për nominimet dhe bëjnë llogari se si mund të shkojë më tej loja në BB, duke thënë se grupi kundërshtar tashmë do të fillojë të eliminojë njëri-tjetrin. Erioni thotë se ata gjithmonë kanë bërë lojën e tyre, madje shpesh janë përplasur në debate me njëri-tjetrin.
E diela e qetë në BBDita e diel ka kaluar kryesisht e qetë. Banorët kanë folur për nominimet dhe kanë komentuar daljen e Seldit dhe eliminimin e dyfishtë të Kikës, ndërsa pjesa më e madhe e kohës ka kaluar duke u marrë me kafshët dhe duke marrë rreze dielli. Herë pas here ata kanë shprehur shqetësimin se në shtëpi ka rënë një qetësi e madhe dhe kanë kërkuar nga njëri-tjetri që të japin ndonjë ide për të dhuruar spektakël. Edhe pse të ndërgjegjshëm se qetësia e së dielës nuk është e zakonshme për BB3. Këtë temë e diskutojnë edhe Jetmiri me Erionin. Ata thonë se patjetër duhet të merren me diçka, që ta kalojnë sa më bukur kohën e mbetur në shtëpi. Kështu ata futen brenda, ku dhe vajzat janë zgjuar dhe shkojnë të luajnë në dhomën e gjumit lojën me pantomima.
Mungesa e të eliminuarveBanorët, pasi përfundojnë lojën, shtrihen për të fjetur. Mungesa e zhurmave dhe qetësia që ka mbuluar shtëpinë, bën që banorët të flenë më herët se zakonisht. Klodi shprehet se do kalojë më shumë kohë me kafshët, që të afrohet me ta për shkak të provës. Duke pritur që t’i zërë gjumi, Domenika dhe Jona flasin për qetësinë që ka pushtuar shtëpinë. Domenika thotë se kur largohej një banor më parë, ndjehej shumë mungesa, ndërsa tani që u larguan dy përnjëherë, mungesa është akoma më e madhe. Të dyja vajzat ngrihen për të shkuar në kuzhinë, që të përgatisin çaj kamomili, në ndihmë për t’i zënë gjumi.
#