E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrit Naçaj: Makina, dhuratë e papritur

Shorteu i së dielës i “LoriCaffe” ka bërë të lumtur shumë familje, por veçanërisht një familje shkodrane. Fati i ka trokitur Petrit Naçajt, i cili ka fituar çmimin e madh, një makinë “Hyundai Coupe” e kuqe, me zero kilometra. Naçaj, një punëtor ndërtimi nga Shkodra, gjithashtu konsumues i rregullt i “Lori Caffe” është tashmë pronari i kësaj makine. Ai vet dhe familja vazhdojnë t’i gëzohen kësaj dhurate speciale.

Zoti Naçaj, si ndjeheni pas fitimit të çmimit të madh të shorteut të “LoriCaffe”?

Shumë i emocionuar. Ishte diçka e papritur për mua, por mjaft e bukur dhe falënderoj “LoriCaffe”. Unë konsumoj vazhdimisht “LoriCaffe” dhe duke e blerë herë pas here ndodhi që të më qëllonte pulla me katër lule dhe unë fitova mundësinë që të merrja pjesë në shorte.

E kishit menduar që makina do të ishte e juaja?

Të them të drejtën jo, prisja ndonjë dhuratë më të vogël. Makina ishte kulmi.

Kishit më parë një makinë?

Jo, nuk kisha.

Do ta përdorni ju këtë që sapo fituat?

Besoj se po, megjithëse nuk e kam marrë ende patentën.

Kush e bleu pakon e kafes që ju solli çmimin e madh?

E kisha blerë vet, meqenëse e konsumojnë familjarisht “LoriCaffe”. Pasi e gërvishta pashë katër lulet dhe pastaj e papritura e madhe ndodhi gjatë shorteut kur fitova makinën.

Kishit qenë më parë fitues i ndonjë prej dhuratave që gjenden në pjesën e pasme të pakos së kafes?

Po, kam fituar katër herë abonim njëmujor në “Digitalb” dhe një hekur për hekurosje. Kam qenë gjithmonë me fat me këtë kafe. Do të vazhdoj ta shijoj dhe mbase fitoj ndonjë dhuratë tjetër.

çfarë do të thotë për ju “LoriCaffe”?

është kafeja e preferuar. E konsumoj çdo ditë unë dhe familja ime.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›