Erioni ndihet banor i rëndësishëm, Bëra tri vajza të flisnin për mua
Bisedat, debatet, zënkat, thashethemet e lojërat edhe kësaj here nuk kanë munguar mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother”. Kësaj here duket se Erioni ka qenë në qendër të diskutimeve, pas një debati me tone të larta që ka pasur me Kikën. Ndërkaq, Miri ka hedhur idenë se duhet të mendojnë për lojëra të tjera, për ta bërë sa më ndryshe ditën, ndërsa Seldi dhe Domi, që janë bashkuar sërish, kanë folur edhe njëherë për Mirin.
Djemtë: Po eliminohen të gjitha vajzatTeksa komentojnë imitimet e aktoreve të “Portokallisë”, Kika dhe Erioni flasin për banorët e eliminuar dhe për finalen e spektaklit. Ata bëjnë llogaritjet se sa prej tyre mund të shkojnë në finale, duke marrë si shembull dy BB e kaluar. E teksa merren me këto llogari, Erioni thotë: “Na mbaruan gocat”. Edhe Kika pohon duke shtuar: “Imagjino sikur të dalë Manal këtë javë”. Kika thotë se nuk e kishte pritur që këtë javë të dilte Tatiana dhe u dje keq, pasi me të pati një marrëdhënie shumë të mirë. Erioni thotë se vajzat po ikin më shpejt nga ky spektakël. Ndërsa Kika llogarit numrin e banorëve që do të shkojnë në finale. Ai i thotë Erionit se ata janë shumë banorë dhe duke qenë se ai beson se në finale do të shkojnë vetëm tre, thotë se patjetër do të ketë eliminime të dyfishta. Erioni ia hedh poshtë këto mendime, duke i thënë se në finale do të shkojnë vetëm tre, thotë se patjetër do të ketë eliminime të dyfishta. Erioni ia hedh poshtë këto mendime.
Erioni: “Bëra tri vajza të flisnin për mua”Erioni në një moment i thotë Kikës se nëse dalin të dy përballë njëri-tjetrit në nominim, Kika do të ishte ai që do të eliminohej përpara Erionit. Kika e kundërshton dhe i thotë se kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ai është personazh i vlefshëm në shtëpi. Jetmiri i thotë Erionit se me të nuk mund të përballet as ai, as Kika. Kika i thotë Erionit se ai nuk ka qenë në fokusin e ngjarjeve në shtëpi. Erioni i thotë Kikës çfarë ka sjellë ai në shtëpi, që e quan veten personazh dhe nis pas kësaj të debatojë me tone të larta. Kika i bën të njëjtën pyetje Erionit dhe ai ia kthen se një ndër gjërat që ka bërë është fakti se mes vajzave në shtëpi ka marrë gjithë vëmendjen e tyre dhe të publikut. “Bëra tri vajza që të flisnin për mua jashtë”, thotë ai, duke iu referuar Bertinës, Adës dhe Oltës. Më pas Erioni merr si shembull edhe zënkën mes Oltës dhe Bertinës dhe më pas thotë se ai ka vepruar pa të keq, por që është ndodhur në mes këtyre gjërave. Erioni e quan veten viktimë të rastit në veprimet e paqëllimshme, siç i quan ai, që kanë sjellë konflikte mes vajzave për të. Në mbrojtje të Erionit del edhe Jetmiri, i cili në një moment i thotë Kikës se ai nuk del nga BB pa përcjellë edhe atë. Djemtë i thonë Kikës se ai nuk ka bërë asgjë në këtë shtëpi dhe Kika u përgjigjet duke u thënë se ato gjëra që ata kanë bërë dhe që nëpërmjet tyre mendojnë se kanë sjellë diçka, ai i quan të një niveli shumë të ulët. Erionit, Kika i thotë se nuk do të eliminohet para tij, sepse Erioni nuk ka dalë në nominim, pasi askush nuk e sheh si kundërshtar për lojën dhe çmimin e BB.
Seldi dhe Jona, kundër MiritSeldi dhe Eridiona diskutojnë për Jetmirin. T dy flasin keq për djalin nga Vlora. Jona thotë se fjalori i ulët që Jetmiri ka përdorur me të, është një ndër gjërat që ajo urren më shumë. Seldi thotë se nuk ka njohur asnjëherë një njeri kaq të keq në shpirt sa Jetmiri. Ai thotë se nuk e kupton se si nuk po e nxjerr publiku jashtë, por Jona i thotë se varet se si duken veprimet e tij. Më tej ai thotë se Jetmiri nuk ka se çfarë të japë më tepër sesa këtë që ka dhënë deri tani. Jona e këshillon, duke i thënë se është mirë që ai t’i tregojë publikut që është më i miri dhe jo të kapet me Jetmirin.
Erioni komenton fjalët e HakiutErioni duket i prekur nga diskutimi me Hakiun e për më tepër nga fjalët e tij, se pa e nxjerrë edhe atë, nuk del nga shtëpia. Këtë situatë ai e diskuton edhe me banorët e tjerë. Seldi e pyet nëse Hakiu ishte serioz apo ishte thjesht një shaka e Kikës. Për Erionin nuk ka rëndësi në ishte shaka, pasi shprehja që ai përdori iu duk serioze. Edhe Klodi bashkohet me idenë e Erionit, i cili shton se për të e rëndësishme është që ka bërë ato që ka ditur të bëjë e do vazhdojë kështu. Sipas tij, fakti që ka qenë një herë i nominuar nga banorët, tregon se ai di të bashkëjetojë e komunikojë me ta dhe këtë e thotë i nisur nga shprehja e Hakiut se e mbajnë brenda ngaqë u duket lojtar i dobët. Erioni pyet se nëse është i dobët si lojtar, atëherë përse nuk e ka nominuar. Seldi mendon se gjërat po ngushtohen tani dhe ky mendim mbështetet edhe nga të tjerët, duke thënë se të gjithë duan të ecin sa më shumë në lojë. Erioni tregon që i kishte thënë Hakiut se ai Haki që njihte, ka dalë tashmë, duke shtuar se ai ka ndryshuar shumë në sjellje, pikërisht nga vetëbesimi i tepruar.
çifti komenton HakiunSeldi dhe Domenika duken shumë të lumtur e ndërsa luajnë e qeshin, dalin në kopsht, ku fillojnë të këndojnë të dy bashkë. Në mes të këngës, Seldi i thotë Domit se në lidhje me Mirin, duhet të tregojë indiferentizëm. Domenikës i duket e pavend kjo këshillë e Seldit, pasi janë duke u argëtuar bashkë. Më pas, Seldi i tregon Domit për debatin mes Erionit dhe Hakiut dhe të dy e komentojnë atë. Për Domenikën, Hakiu atë shprehje e ka thënë seriozisht dhe tregon se ai ka nisur të kapet me të gjithë banorët, si me të gjatë natës së kaluar, e Klodin gjatë drekës, edhe me Erionin tani. “Nuk është në nominim, prandaj”, arsyeton ajo, ndërsa Seldi shprehet se njeriu duhet të sillet njësoj në të dyja situatat. Ai kujton debatin e ashpër mes Hakiut dhe Mirit javë më parë dhe thotë se nga ky debat, votat i shkuan Bledit që doli, ndërsa Domi mendon se kjo u leverdiste atyre. Të dy mendojnë se tani ata po i mbajnë anën njëri-tjetrit. Domenika e quan të kotë dhe të papëlqyeshëm debatin mes djemve. Faktin që Erioni nuk ka qenë asnjëherë në nominim, ajo e justifikon pasi ai nuk i ka sjellë bezdisje askujt.
Miri: Kam rënë në dashuri me vetenNdërsa të gjithë banorët flenë, Miri del në kopsht me Hakiun për të pirë cigare e të dy ngacmojnë njëri-tjetrin. Më pas, Miri tepër serioz, shprehet se po afron data e ditëlindjes së gruas dhe djalit të tij. Hakiu rri serioz, por nuk reagon, pasi e di se ajo është shaka, ndërsa Miri vazhdon të flasë, duke thënë se e ka marrë malli për djalin e vet. Ai tregon kur ia tha Mandit dhe thotë se kur njerëzit marrin vesh se ka fëmijë, menjëherë marrin tjetër qëndrim dhe ndryshojnë mënyrën e të folurit. Më pas, Miri shprehet se ndjehet i mërzitur e i trishtuar, por nuk e kupton nga se i vjen. Duke u menduar, shprehet se ndoshta ka rënë në dashuri. Hakiu bëhet kurioz dhe e pyet se me kë. Miri përgjigjet se ka rënë në dashuri me veten e vet, e duke u parë në pasqyrë, thotë se nuk i kishte pëlqyer vetja asnjëherë sa tani. Hakiu thotë vetëm se kjo është gjë e mirë.
Ide të reja për të kaluar javët e fundit në BBJetmiri i kërkon Kikës, pasi ky i fundit ia kundërshton vazhdimisht veprimet e tij, që të bëjë ndonjë gjë kreative, të bukur, ose ndonjë lojë. Këtë mendim Jetmiri e plotëson me pyetjen: “çfarë do të bëjmë në këto pak javë që kanë ngelur, si do t’i kalojmë”? Kika i thotë me të qeshur se kohën që ka mbetur do të bëjë luftë dhe Jetmiri i thotë se ai nuk është për luftë, por për paqe. Pas ngacmimeve, ironisë dhe shakave, Jetmiri i kërkon Kikës që të bëjnë ndonjë gjë të bukur dhe këtë herë e thotë me seriozitet. Kështu ai hedh disa ide për të bërë lojëra. Më pas ai futet brenda të pyesë edhe banorët e tjerë, nëse janë dakord për të zhvilluar lojërat që ai mendon. Jetmiri thërret Manalin dhe të dy luajnë me lojën “Mos u nxeh”.
Jona reagon ashpër ndaj lojës së MiritJetmiri është munduar që të organizojë ndonjë lojë me banorët e tjerë. Këtë herë ai ka marrë një shishe plastike dhe e ka mbushur me ujë të nxehtë dhe fillon të luajë duke lagur kryesisht vajzat e shtëpisë. Ai i afrohet Kikës dhe Manalit, por lag vetëm vajzën, pasi Kika hyn në dhomën e gjumit dhe e mbyll derën, duke e lënë vajzën jashtë. Pas Manal, Jetmiri shkon në banjë, ku ndodhet Jona dhe Mandi. Ai i afrohet Mandit dhe e përshëndet, nga ana tjetër lag me ujë Jonën, e cila po kreh flokët. Jona fik tharësen dhe i thotë Jetmirit se veprimi i tij nuk iu duk shaka, as diçka normale që mund të qeshësh. Jetmiri largohet dhe del jashtë, ku i tregon Erionit për reagimin e Jonës. Ai thotë se Jonës po i duket vetja me pushime dhe sa herë që ai bën një shaka, ose lojë me të, ajo reagon shumë keq dhe seriozisht. Në banjë diskutohet e njëjta temë. Mandi i thotë Jonës se përse ajo nuk qeshi me lojën e Jetmirit. Jona i thotë se lojërat e Mirit nuk janë aspak për të qeshur dhe ajo kishte shumë kohë që po mundohej të rregullonte flokët, të cilat kur lagen nuk rrinë ashtu si duhet. Ajo i quan veprimet e Mirit si sjellje të një fëmije. Nga ana tjetër, Jetmiri e vazhdon lojën me Manal, ku edhe vajza merr një shishe plastike dhe fillon të lagë edhe ajo Jetmirin. Të dy, Miri dhe Manal, luajnë për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin dhe më në fund, me kërkesën e Manal, vendosin që të mos e vazhdojnë më këtë lojë. Jetmiri shkon dhe përsëri i hedh ujë Jonës, e cila përsëri vazhdon të reagojë ashpër ndaj tij, duke i thënë që kjo nuk mund të quhet lojë.
#