E Shtunë, 31 Tetor 2026

“TV thatësira” në verë bubullinte: Sivjet, dimër i thatë dhe pa reshje

Ka pak te dhëna, që do të duan të flasin se shërbimi metereologjik në Shqipëri, pra elementë të tij, është matur në qytetin verior të Shkodrës dhe bëhet fjalë sipas të dhënave të F.Allës qysh nga 1887-a. Sipas këtyre të dhënave janë matur reshjet në  Durrës, Tiranë, Korçë e Vlorë. Ka ekzistuar një zyrë metereologjike dhe hidrografike në M .P.Botore deri para përfundimit të luftës së dytë të përbotshme. Një rrjet meteorologjik kombëtar, që do të përfshinte tërësinë e shërbimeve meteorologjike në të gjithë vendin, u krijua në vitin 1949 nga Instituti i Shkencës. Ishin montuar nëntë vendmatje, të pajisura me aparatura normale të kohës në qytetet Shkodër, Kukës, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Kuçovë, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, në vise e largësi të ndryshme, në kushte të ndryshme klimatike dhe në to punohej 24 orë në ditë. Elementët metereologjikë të vrojtuar në çdo stacion gjatë ditës ishin: diellëzimi, shikimi horizontal, vranësira, drejtimi dhe shpejtësia e erës, presioni atmosferik, temperatura e ajrit dhe e tokës, lagështira, avullimi si dhe rreshjet.“Tv thatësira”/Parashikimet , që u dhanë gjatë verës së viti 2009 treguan një zhgënjim të madh. Sipas parashikimeve dimri i këtij viti do të ishte i thatë dhe me pak reshje. “Tv thatësira-shqiptare”, ishte kasandra e cila vuri në gjumë por njëkohësisht tregoi një udhë të verbër pylli ku shpresa e rrezja e dritës kurrkund s’hynte aty. U përgatitëm për një dimër të thatë, nëpër trup na përshkruan mornicat sepse dihej thatësira në dimër do të boshatiste hidrocentralet. Pra menduam errësirën dhe ftohtësinë. Mirëpo Qeveria shqiptare menaxhoi situatën duke siguruar ndriçim, ngrohje dhe energji 24 orë. U fshehën gjeneratorët dhe u zhduk nga rrugët “kënga e gjeneratorëve”, lënë trashëgim nga qeverisja socialiste. Sivjet moti ishte i paparashikueshëm, shprehen specialistët. Temperatura të larta në dimër, reshje shiu, dëborë, diell, shkulm erërash në bregdetin jugor,100 km në orë. Ditë të tëra juga ulërin e nxin. Cfarë është kjo kapricio moti apo një çmenduri metereologjike?A e parashikoi shërbimi metrologjik? Ndiqja tv-të e Tiranës. Njëri e jepte temperaturën 6-11 gradë C, tjetri 7-13, i treti 5-12. Kë duhet të besoja realisht për motin dhe çfarë kushtesh do të kishte kryeqendra e vendit? E nesërmja gdhiu ftohtësisht në mëngjes dhe në mesditë moti u ngroh aq sa s’mund të rrije me xhaketë. Asnjë nga stacionet mediatike nuk dha ndonjë parashikim të saktë. Pyes, kush ka interes për të marrë një informacion të gabuar? Sa i saktë ishte informacioni që dhanë TV e Tiranës, kur moti ishte krejt i kundërt nga të gjitha parashikimet? Kësaj pyetjeje, përgjigje të saktë nuk mund t’i japësh. Sepse askush nuk vuri alarmin se do të kemi rreshje të bollshme. Ana tjetër edhe nëse dikush nga shërbimi dha alarmin pyetja është ku e dha? Një buletin metereologjik duhet domosdoshmërit t’i dorzohet çdo mëngjes qeverisë, ministrive të cilat kanë të bëjnë me problemet që kanë varësi nga kushtet atmosferike si p.sh bujqësinë, ushtrinë,transportin, mjedisin etj. A ekziston deri më sot një praktikë e tillë informimi? Nëse po atëherë duhet thënë se të dhënat që janë afruar atëherë kanë qenë të rreme ose pashikimi ka qenë krejt jashtë realitetit. Ne jemi një vend bujqësor ku bujku ka interes të njihet me kushtet atmosferike pothuajse cdo ditë. Kemi zona detare të cilat janë nën nivelin e detit ose baraz tij. Historikisht Vjosa përmbyt fushat dhe banesat që janë ndërtuar pranë saj. Niveli i saj ritet mbasi mbledh ujëra nga shumë burime deri në derdhjen në det. Buna në Shkodër, Gjadri ku hektarë të tëra bëhen pre e ujërave për një sërë shkaqesh por edhe deti, fenomemenet atmosferike sic është batica e zbatica të cilat e kanë forcën sipër qiellit tonë. A e dinë shqiptarët se hëna e plotë ndikon përmbi ujërat në tokë. Në Angli me këtë fenomen vihen re shtimi i rasteve të kriminalitetit raportonin gazetat e këtij vendi. Kështu që shërbimi ynë metereologjik kërkon së pari një reformin tërësor për t’ju përshtatur kushteve të sotme. Ajo që ngjau në veri kur parashikimi i motit u bë i pavlefshëm tregoi se shërbimi kryesor ka pasur defekte....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›