Itali, shqiptari vret gruan e me pas vetedorezohet
ABRUZZO- Një shqiptar me banim në Itali ka goditur me thikë për vdekje bashkëshorten e tij 33 vjecare. Agjencia e lajmeve ANSA e cila bëri sot publik lajmin thotë se Shkëlqim Koni, 45 vjec pasi i ka prerë fytin bashkëshortes Rudina ka telefonuar karabinerët për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar. Ende nuk janë të qarta motivet që kanë cuar në këtë krim të rëndë, i cili ndodhi në mbrëmjen e së hënës në Villa Rosa të Martinsicuro. Policia nuk përjashton mundësinë e krimit për motive xhelozie.Vrajsa mësohet se ka ndodhur në banesën e ciftit shqiptar, i cili kishte disa vite që jetonte në Itali dhe ishte pajisur me dokumente të rregullta qëndrimi. Ansa shkruan se Shkëlqim Koni ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka goditur disa herë në fyt dhe në qafë bashkëshorten e tij Rudina. Në momentin e vrasjes fëmijët, 7 dhe 8 vjec kanë qenë duke fjetur në dhomën e tyre. Pas krimit, 45 vjecari ka telefonuar karabinierët dhe ka pritur që ato të vinin e ta arrestonin.45 vjecari po merret në pyetje nga karabinierët, ndërsa dy fëmijët e ciftit i janë besuar disa të afërmve të tyre. Sipas medias italiane vrasja mjund të ketë ndodhur pas një debate familjar. Shkëlqimi kishte frikë se mos humbiste fëmijët dhe bashkëshorten e tij për shkak të papunësisë.(s.g/BalkanWeb)