Përmbytet Asambleja

Lubia në krye të PS-së, është bërë qesharak dje, duke u sjellë si sekretarët e parë qëmoti, duke ndaluar deputetët që të flasin, duke kërcënuar me sy se do ushtronte dhunë po ta ndërprisnin dhe duke iu kthyer politikës së rrugës dhe të nënrrugës, si e vetmja mënyrë për ta shndërruar PS-në në një parti private, që s’ka asnjë lidhje me institucionet dhe parlamentitLëvizja haxhiqamiliste pritet të startojë në ditët në vijim protestat rrugicave të Shqipërisë, duke përshkallëzuar qëndrimin e egër ndaj mazhorancës dhe rendit kushtetues në tërësi. Këtë paralajmërim e dha dje Edvin Kristaq Rama nga Asambleja socialiste e zhvilluar në orët e para të paradites nën shoqërinë e disa inskenimeve dokumentarësh - tipikë monistë, me relator Erjon Braçe. Organizimi i Asamblesë Socialiste me thjesht e vetëm disa pamje filmike, disa grafikë të manipuluar dhe njëherazi me shifra të sajuara, ku sipas trillimit socialist në digat e kaskadës së Drinit është bërë nami, tregon qartë krizën e rëndë të identitetit të PS, e shoqëruar njëkohësisht nga një shterpësi e egër idesh dhe mungese alternativash politike. Partia Socialiste, drejtimin e së cilës dje e morën xhaketat e vjetra të udhëhequra nga Gramoz Ruçi, ushtuan dhunshëm për asnjë moment kompromisi me mazhorancën, pasi sipas tyre, e fshehta e përmbytjes natyrore fshihej te ato pamje filmike që projektorët e ndryshkur afishuan mbi një faqe muri. Kësisoj, Edvin Rama, i ndodhur në këtë kolaps aksioni politik jo vetëm që nuk dëgjoi veshin e një pjese të deputetëve për të mos manipuluar përmbytjet, por për të diskutuar mundësinë e një vendimi të dytë lidhur me bojkotin e tejzagjatur parlamentar, por edhe kërcënoi se pas tejkalimit të emergjencës do të riaktivizojë haxhiqamilizmin rrugëve të Shqipërisë, për të kërkuar hapjen e kutive dhe hetimin e përmbytjeve! Në këto kushte, Edvini, nuk ka se si të veprojë ndryshe, bojkoti dhe këto pseudoprotesta janë e vetmja armë jo plotësisht legjitime që, ai mund të ushtrojë në këtë sistem demokratik, ku është e garantuar liria e fjalës dhe shprehjes. Por, ai nuk është i vetëm në këtë linjë famëkeqe dhe e dënuar jo vetëm brenda në Shqipëri por nga të gjitha kancelaritë perëndimore. Xhaketat e vjetra si Gramoz Ruçi me shokë, pra brezi i parë dhe i dytë i nomeklaturës komuniste, nuk janë gjë tjetër, veçse një klikë malavitoze që urdhëron të mjerin Rama, duke e vënë atë në buzë të greminës ashtu si etërit e tyre shpirtëror në fund të viteve ‘80-të, pasi i kishin lyer mirë duart me gjakun e mijëra burrave dhe të rinjve shqiptarë. Edi Rama përcolli dje nga Asambleja socialiste, thagmën e radhës të qëndrimit nekropolitik ndaj rendit kushtetues në vend, duke sajuar trillime nga më të çuditshmet, thjesht e vetëm që të realizohen synimet e tij dashakeqe, për rrëzimin e qeverisë dhe kamosjen e interesave malavite të klanit punist. Rama, pas dështimeve të njëpasnjëshme me disa pseudoprotesta gjatë muajve të fundit të 2009-ës, paralajmëroi për një përshkallëzim të ri të lëvizjes haxhiqamiliste rrugëve të Shqipërisë, pasi vetëm kështu mund të vihen në jetë planet e tij ogurzeza për dhunimin e rendit demokratik dhe instalimin e një sistemit të kalbur, ashtu sic bënë etërit e tij shpirtëror. Piku i absurditetit socialist arriti kur Edvini i toksikuar nga paralajmërimet e grupit parlamentar socialist dhe veçanërisht disa deputetëve të qarkut të Shkodrës për të thyer bojkotin seancën e së hënës, deklaroi se “seanca e thërritur nga kryeparlamentarja është një farsë e kësaj mazhorance për të fshehur tragjedinë e shkaktuar nga dora e njeriut”. “Ne nuk kemi asnjë arsye që të bëhemi pjesë e farsave parlamentare. Ne nuk hyjmë në seanca të zakonshme që na thuhet se janë të jashtëzakonshme”, u shpreh kryesocialisti në largim Edi Rama, duke hedhur poshtë çdo vendim për thyerjen e bojkotin, pa realizuar më parë synimet e tij dashakeqe, siç është fenomeni i hapjes së kutive. Asambleja i mbylli punimet e saj të jashtëzakonshme duke u fokusuar vetëm tek situata në Shkodër dhe duke miratuar një rezolutë për këtë. Ndarja e Grupit parlamentar socialist, i cili akoma nuk është konstituar në parlament, duket se është më reale se kurrë. Pothuajse 5 deputetë, të cilët përfaqësojnë mendimin ndryshe në parti kanë deklaruar tashmë zyrtarisht se do të thyejnë bojkotin e gjatë....