Erjola humbet garën, por rifiton dashurinë
Një javë më parë, komentin
e saj për nominimin,
Erjola tha
se e përjetonte këtë
fakt me shumë frikë dhe me
shumë ankth, ndërsa Zhuljeta
si një zhgënjim për veten dhe
për të gjithë ata që kishte lënë
jashtë. Ato patën një javë kohë
për t‘i dhënë mundësi vetes dhe
publikut për të vendosur. Ato
e kanë përjetuar në mënyra të
ndryshme nominimin. Banorët
e shtëpisë gjithashtu. Të gjithë,
e kanë pritur me mjaft emocion
të larguarën e parë nga shtëpia e
"Big Brother". Publiku ka votuar
dhe zgjodhi. Pyetjes se cila prej të
nominuarave do të linte shtëpinë
i janë përgjigjur: Erjola. Ajo është
konkurrentja që ka lënë menjëherë
shtëpinë e "Big Brother"
duke humbur përfundimisht
mundësinë për të fituar çmimin
e madh prej 70 mijë eurosh. Ajo
la shtëpinë nën tingujt e këngës
së saj të preferuar. Para se të
bëhej i ditur
vendimi, vajza
nga Elbasani,
ndoshta
më shumë
se të gjithë
konkurrentët
e tjerë,
ka përjetuar
një natë plot
me emocione.
"Vëllai i
Madh", i rezervoi
asaj
një surprizë
të veçantë.
Para disa ditësh,
ajo rrëfeu një ndjenjë të
pazgjidhur. Deklaroi se është
ndarë prej të shoqit, Gentit. Rrëfeu
se pavarësisht ndarjes, ai dhe
e bija i mungojnë. Në spektaklin
e madh të "Big Brother", para
se të bëhej i ditur vendimi i
publikut, asaj, i është dhënë
mundësia të qartësojë pikërisht
me bashkëshortin e saj, Gentin,
gjithë sa kishte lënë pezull. Kjo
në të vërtetë ishte edhe surpriza
që "Vëllai i Madh" i ka kushtuar
pikërisht vajzës nga Elbasani.
Në monitorin e shtëpisë asaj i
është dhënë mundësia të shikojë
pikërisht se për kë bëhej
fjalë. Arbana ka shpjeguar se në
këtë mënyrë i është dhënë një
mundësi Erjolës të qartësojë
qëndrimin e saj ndaj të shoqit.
Për këtë arsye, "Vëllai i Madh"
kërkoi praninë e tij në shtëpinë
e "Big Brother". Pasi e ka parë në
ekran Erjola ka pranuar menjëherë
të takojë bashkëshortin e
saj. Ajo ka thënë se dëshironte që
prindërit ta kuptonin për gjestin
që ishte duke bërë. "Do bëj çka
më thotë zemra ime!", ka thënë
ajo duke rendur drejt të dashurit
të zemrës, ndërsa shoqërohet në
ekran nga entuziazmi i së bijës.
Ata i premtojnë njëri-tjetrit vazhdimësi
të lidhjes së tyre. "Fakti që
Genti është këtu është gjesti më
i madh i dashurisë që ai mund
të më bënte. Ndihemi gati për të
nisur nga e para", ka thënë Erjola.
Spektakli i djeshëm i "Big
Brother" nën performancën e
prezantueses Arbana Osmani
është përcjellë mes emocionesh
e surprizash të mëdha. Për herë
të parë, të shtunën e djeshme,
banorët e shtëpisë më të madhe
në vend, janë përballur me largimin
e njërit prej tyre. Ata janë
përshëndetur me Erjolën, mikeshën
e tyre me të cilën kanë ndarë
shtëpinë më të ndjekur e më të
komentuar në Shqipëri. Për ta ka
nisur një aventurë e re. Zhuljeta
ka thënë se ndihet e lumtur që do
të vazhdojë të qëndrojë sërish në
shtëpinë e "Big Brother". Ndërkaq,
në spektaklin e madh, dje në
mbrëmje, u komentuan të gjitha
ngjarjet më të rëndësishme të
javës që lamë pas. Deklarata e Mimozës,
e cila kishte pasur lidhje
me një djalë biseksual ka nisur
komentet e të afërmve, por edhe
të opinionistëve të ftuar në studio.
Mimoza deklaroi dje se kishte
gënjyer për shaka. Ajo nuk kishte
pasur asnjë lidhje me ndonjë
djalë biseksual. Vajza nga Kosova
ka mohuar edhe lidhjen e saj të
shumë përfolur me Polin, protagonistin
e "Big Brother" edicionin
e kaluar. Mimoza tha se vetëm e
pëlqen atë, por mes tyre nuk ka
asgjë më shumë. Edhe debati i
javës, ai mes Adelës dhe Aidës,
nuk është lënë pa u komentuar
në studio. "Unë jam kjo që jam
dhe nuk mund të ndryshoj", ka
thënë vajza nga Kavaja, e cila tek
Aida nuk e duron dot mungesën
e saj të taktit.
Një tjetër surprizë u rezervua
dje në mbrëmje edhe për Bjordin.
Arbana ka treguar se ai mbart një
histori shumë të vështirë për të
cilën nuk ka folur asnjëherë në
shtëpi. Që në moshën njëvjeçare,
ai nuk e ka parë e as nuk ka folur
me të atin, i cili aktualisht jeton
në Gjermani. Me faks kishte
mbërritur një letër për Bjordin, e
cila pas verifikimeve, u nda edhe
me publikun. Arbana deklaron se
do të reflektohet mundësia dhe
mënyra me të cilën do t‘i bëhet
me dije ky fakt Bjordit, ndërsa e
ka komentuar letrën me nënën
dhe me opinionistët në studio.
Pasi i ka vëzhguar përgjatë
gjithë javës, "Vëllai i Madh" ka
vendosur që ata nuk e kalojnë
provën e javës në të cilën përfshiheshin
100 kuriozitetet, të
cilat duhet t‘i mësonin përmendësh,
si dhe kalimi i zonave me
rreze lazer të improvizuar brenda
ambienteve të shtëpisë. Më vonë
gjatë spektaklit, banorët u ftuan
të shkojnë në zonën e kampingut
ku janë njohur edhe me provën e
javës që vijon. Ata kanë gjetur dy
lopë. Prezantuesja ka lajmëruar
se 50 për qind e provës së javës
në vijim, varet pikërisht nga impenjimi
i tyre. Atyre do t‘u duhet
të mjelin të paktën 250 l qumësht.
Ky qumësht do të shërbejë për
t‘u bërë djathë, i cili do të shkojë
për qendrat sociale. Banorët do
të alternohen dy e nga dy, për
çdo orë në mënyrë që të përkujdesen
për lopët. Banorët që
do të kujdesen, do të strehohen
në një tendë, (çadër). Ata do të
kenë në dispozicion vetëm një
zjarr pishtari të ndezur për t‘u
ngrohur. Përkushtimi i banorëve
edhe për këtë provë, dhe a do e
kalojnë atë apo jo, do të vendoset
në spektaklin e ardhshëm, të
shtunën në "Top Channel". Katër
janë të nominuarit e kësaj jave.
Adela, Agoni, Aida dhe Arjoni do
të përballen me sfidën e radhës.
Kujdes, "Big Brother" i vëzhgon!
e saj për nominimin,
Erjola tha
se e përjetonte këtë
fakt me shumë frikë dhe me
shumë ankth, ndërsa Zhuljeta
si një zhgënjim për veten dhe
për të gjithë ata që kishte lënë
jashtë. Ato patën një javë kohë
për t‘i dhënë mundësi vetes dhe
publikut për të vendosur. Ato
e kanë përjetuar në mënyra të
ndryshme nominimin. Banorët
e shtëpisë gjithashtu. Të gjithë,
e kanë pritur me mjaft emocion
të larguarën e parë nga shtëpia e
"Big Brother". Publiku ka votuar
dhe zgjodhi. Pyetjes se cila prej të
nominuarave do të linte shtëpinë
i janë përgjigjur: Erjola. Ajo është
konkurrentja që ka lënë menjëherë
shtëpinë e "Big Brother"
duke humbur përfundimisht
mundësinë për të fituar çmimin
e madh prej 70 mijë eurosh. Ajo
la shtëpinë nën tingujt e këngës
së saj të preferuar. Para se të
bëhej i ditur
vendimi, vajza
nga Elbasani,
ndoshta
më shumë
se të gjithë
konkurrentët
e tjerë,
ka përjetuar
një natë plot
me emocione.
"Vëllai i
Madh", i rezervoi
asaj
një surprizë
të veçantë.
Para disa ditësh,
ajo rrëfeu një ndjenjë të
pazgjidhur. Deklaroi se është
ndarë prej të shoqit, Gentit. Rrëfeu
se pavarësisht ndarjes, ai dhe
e bija i mungojnë. Në spektaklin
e madh të "Big Brother", para
se të bëhej i ditur vendimi i
publikut, asaj, i është dhënë
mundësia të qartësojë pikërisht
me bashkëshortin e saj, Gentin,
gjithë sa kishte lënë pezull. Kjo
në të vërtetë ishte edhe surpriza
që "Vëllai i Madh" i ka kushtuar
pikërisht vajzës nga Elbasani.
Në monitorin e shtëpisë asaj i
është dhënë mundësia të shikojë
pikërisht se për kë bëhej
fjalë. Arbana ka shpjeguar se në
këtë mënyrë i është dhënë një
mundësi Erjolës të qartësojë
qëndrimin e saj ndaj të shoqit.
Për këtë arsye, "Vëllai i Madh"
kërkoi praninë e tij në shtëpinë
e "Big Brother". Pasi e ka parë në
ekran Erjola ka pranuar menjëherë
të takojë bashkëshortin e
saj. Ajo ka thënë se dëshironte që
prindërit ta kuptonin për gjestin
që ishte duke bërë. "Do bëj çka
më thotë zemra ime!", ka thënë
ajo duke rendur drejt të dashurit
të zemrës, ndërsa shoqërohet në
ekran nga entuziazmi i së bijës.
Ata i premtojnë njëri-tjetrit vazhdimësi
të lidhjes së tyre. "Fakti që
Genti është këtu është gjesti më
i madh i dashurisë që ai mund
të më bënte. Ndihemi gati për të
nisur nga e para", ka thënë Erjola.
Spektakli i djeshëm i "Big
Brother" nën performancën e
prezantueses Arbana Osmani
është përcjellë mes emocionesh
e surprizash të mëdha. Për herë
të parë, të shtunën e djeshme,
banorët e shtëpisë më të madhe
në vend, janë përballur me largimin
e njërit prej tyre. Ata janë
përshëndetur me Erjolën, mikeshën
e tyre me të cilën kanë ndarë
shtëpinë më të ndjekur e më të
komentuar në Shqipëri. Për ta ka
nisur një aventurë e re. Zhuljeta
ka thënë se ndihet e lumtur që do
të vazhdojë të qëndrojë sërish në
shtëpinë e "Big Brother". Ndërkaq,
në spektaklin e madh, dje në
mbrëmje, u komentuan të gjitha
ngjarjet më të rëndësishme të
javës që lamë pas. Deklarata e Mimozës,
e cila kishte pasur lidhje
me një djalë biseksual ka nisur
komentet e të afërmve, por edhe
të opinionistëve të ftuar në studio.
Mimoza deklaroi dje se kishte
gënjyer për shaka. Ajo nuk kishte
pasur asnjë lidhje me ndonjë
djalë biseksual. Vajza nga Kosova
ka mohuar edhe lidhjen e saj të
shumë përfolur me Polin, protagonistin
e "Big Brother" edicionin
e kaluar. Mimoza tha se vetëm e
pëlqen atë, por mes tyre nuk ka
asgjë më shumë. Edhe debati i
javës, ai mes Adelës dhe Aidës,
nuk është lënë pa u komentuar
në studio. "Unë jam kjo që jam
dhe nuk mund të ndryshoj", ka
thënë vajza nga Kavaja, e cila tek
Aida nuk e duron dot mungesën
e saj të taktit.
Një tjetër surprizë u rezervua
dje në mbrëmje edhe për Bjordin.
Arbana ka treguar se ai mbart një
histori shumë të vështirë për të
cilën nuk ka folur asnjëherë në
shtëpi. Që në moshën njëvjeçare,
ai nuk e ka parë e as nuk ka folur
me të atin, i cili aktualisht jeton
në Gjermani. Me faks kishte
mbërritur një letër për Bjordin, e
cila pas verifikimeve, u nda edhe
me publikun. Arbana deklaron se
do të reflektohet mundësia dhe
mënyra me të cilën do t‘i bëhet
me dije ky fakt Bjordit, ndërsa e
ka komentuar letrën me nënën
dhe me opinionistët në studio.
Pasi i ka vëzhguar përgjatë
gjithë javës, "Vëllai i Madh" ka
vendosur që ata nuk e kalojnë
provën e javës në të cilën përfshiheshin
100 kuriozitetet, të
cilat duhet t‘i mësonin përmendësh,
si dhe kalimi i zonave me
rreze lazer të improvizuar brenda
ambienteve të shtëpisë. Më vonë
gjatë spektaklit, banorët u ftuan
të shkojnë në zonën e kampingut
ku janë njohur edhe me provën e
javës që vijon. Ata kanë gjetur dy
lopë. Prezantuesja ka lajmëruar
se 50 për qind e provës së javës
në vijim, varet pikërisht nga impenjimi
i tyre. Atyre do t‘u duhet
të mjelin të paktën 250 l qumësht.
Ky qumësht do të shërbejë për
t‘u bërë djathë, i cili do të shkojë
për qendrat sociale. Banorët do
të alternohen dy e nga dy, për
çdo orë në mënyrë që të përkujdesen
për lopët. Banorët që
do të kujdesen, do të strehohen
në një tendë, (çadër). Ata do të
kenë në dispozicion vetëm një
zjarr pishtari të ndezur për t‘u
ngrohur. Përkushtimi i banorëve
edhe për këtë provë, dhe a do e
kalojnë atë apo jo, do të vendoset
në spektaklin e ardhshëm, të
shtunën në "Top Channel". Katër
janë të nominuarit e kësaj jave.
Adela, Agoni, Aida dhe Arjoni do
të përballen me sfidën e radhës.
Kujdes, "Big Brother" i vëzhgon!