Olldashi penalizon dy kompani
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik, përjashtimin e subjekteve "Rubin Petrol" dhe "Alba Konstruksion" nga prokurimet publike, ndërsa ka filluar procedurat për heqjen e licencave të tyre, si pasojë e vonesave të pajustifikuara në punimet e kontraktuara dhe cilësisë së dobët të punimeve të kryera. Lajmi u dha përmes një deklarate për shtyp.
Dy kompanitë patën fituar tenderin për ndërtimin e Unazës së Kavajës, por nuk respektuan afatin e punimeve. "Edhe pse i është shtyrë dy herë afati i punimeve, ende ato nuk kanë përfunduar. Përveç vonesave, këto dy subjekte kanë realizuar një cilësi punimesh të papranueshme", deklaroi Ministria e Transportit.