Konflikti, i djeg banesën vëllait
Banesa e një qytetari u përfshi nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes dhe nga hetimet e kryera rezulton zjarrëvënie e planifikuar. Ngjarja ndodhi në rrugën "Ali Baushi", afër shkollës "Xhezmi Delli", ku është djegur banesa e qytetarit Enver Çullhaj, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga hetimet e kryera nga seksioni kundër vjedhjeve me dhunë/armë dhe shkatërrimit të pronës rezultoi se zjarri ishte i qëllimshëm. Autori i akuzuar për këtë zjarr është Fatos Çullhai, vëllai i të dëmtuarit, një njeri me precedentë të mëparshëm penalë. Për këtë person, policia tha se është marrë masa e arrestit dhe materialet procedurale i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë nën akuzën e konsumimit të veprës penale të "shkatërrimit të pronës me zjarr".