Policia mësyn në fshatrat e Vlorës, kap 9 trafikantë
Nëntë persona kanë përfunduar në pranga gjatë një aksioni të Policisë së Vlorës në kuadrin e luftës kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike me destinacion Greqinë. Burimet zyrtare të kësaj drejtorie bëjnë me dije se sasia e lëndës narkotike e bllokuar është rreth 28 kilogramë marijuanë, e gjetur në dy vende. Operacioni i koduar "Porosia e Largët", është zhvilluar në fshatrat Llakatund dhe Babicë të Vogël. Operacioni ka nisur me bllokimin e një sasie hashashi në një taksi në fshatin Babicë të Vogël, ku janë ndaluar dy persona. Pas kësaj, policia ka sekuestruar edhe një sasi hashashi në fshatin Llakatund, ku është vënë në pranga një tjetër shtetas. Operacioni ka vazhduar gjatë gjithë natës dhe paradites së djeshme dhe rrethi i të ndaluarve ka shkuar në nëntë persona. Të arrestuarit janë Klodian Brahimi, 23 vjeç, Hamit Hoxha, 42 vjeç, Dashamir Lumaj, 34 vjeç, Ruhi Matuka, Gjergji Rustemi, 42 vjeç, Klajdi Malolarri, Florjan Sadikaj, 24 vjeç, Elton Ismailaj, 18 vjeç dhe Rexhep Selimaj, 30 vjeç. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe dy makina, dhjetë aparatë celularë dhe një pasaportë false që përdorej nga trafikantët.
Operacioni
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Vlorës shpjeguan se arrestimi i të dyshuarve është kryer pasi në vendin e quajtur Bestrovë e Vogël janë kapur në flagrancë fillimisht disa prej tyre. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, arrestimi i tyre është kryer pasi rreth orës 17:00 të datës 20 shkurt, në vendin e quajtur Bestrovë e Vogël, janë kapur në flagrancë shtetasit Ruhi Matuka dhe Klodion Ibrahimi, pasi në automjetin e tyre tip taksi, "Mercedes Benz", me targa VL 574, është gjetur një çantë me lëndë narkotike e llojit kanabis me peshë të përgjithshme 4.1 kg. Policia tha se informacioni, fillimisht ka qenë vetëm për këta dy persona, por gjatë hetimeve në kohë, janë zbardhur edhe emrat e tjerë të grupit kriminal. Po në kuadër të këtij operacioni, natën e së premtes duke gdhirë e shtuna, në fshatin Llakatund të Rrethit të Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Hamit Hoxhës janë gjetur katër thasë me ngjyrë të bardhë, ku brenda tyre ndodhej një sasi prej 24 kg bimë narkotike e llojit kanabis. Duke konkluduar mbi operacionin, Antidroga e Vlorës tha se nga ana e tyre është sekuestruar e gjithë sasia e lëndës narkotike, në total 28.1 kg, dy automjete, një i markës "Benz", tipi 220, me ngjyrë të bardhë me targa VL 574, taksi, si dhe një automjet tip "Toyota", ngjyrë portokalli, me targa italiane, LA 099 VVM. Po ashtu u sekuestruan një pasaportë e falsifikuar, si dhe 10 aparatë celularë që ky rrjet trafikantësh kishte në përdorim. Gjatë hetimeve intensive të kryera rezultoi se të gjithë shtetasit e arrestuar janë të implikuar në trafik të paligjshëm ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Nga hetimet e kryera nga strukturat përkatëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Vlorës ka rezultuar se këta persona punonin me porosi të caktuara në drejtim të shtetit grek. Edhe sasia e mallit e sekuestruar mësohet se kishte destinacion Greqinë.
Nëntë personat e arrestuar janë:
Klodian Ibrahimi, 23 vjeç, lindur e banues në lagjen "Partizani" të qytetit të Vlorës
Hamit Hoxha, 42 vjeç, lindur e banues në fshatin Llakatund, Vlorë
Dashnor Lumaj, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Llakatund, Vlorë
Ruhi Matuka, 42 vjeç, lindur në Nivicë, Tepelenë dhe banues lagjen "10 Korriku", Vlorë
Gjergj Rustemi, 42 vjeç, lindur e banues në fshatin Llakatund, Vlorë
Klajdi Malollari, 23 vjeç, lindur e banues në fshatin Llakatund, Vlorë
Florian Sadikaj, 24 vjeç, lindur e banues në fshatin Llakatund, Vlorë
Elton Islamaj, 18 vjeç, lindur e banues në fshatin Llakatund, Vlorë
Rexhep Selimaj, 30 vjeç, lindur e banues në lagjen "Isa Boletini", Vlorë