Erjon Bogdani: “Paç fat, Suedi!”
Sulmuesi Erjon Bogdani mund të jetë i adhuruar në Suedi për momentin po aq sa edhe Zlatan Ibrahimoviçi. Shqiptari shënoi golin e barazimit kundër Danimarkës, që u jep mundësi suedezëve të synojnë vendin e parë, ndërkohë Ibra jo vetëm që nuk e ndihmoi dot Suedinë e tij, por skuadra e Lars Lagerbakut iu fal një autogoli të maltezit Azopardi. Gazeta suedeze “Expressen” ka zhvilluar një intervistë të posaçme me “Er-Bomberin”. “Unë jam i lumtur që me golin tim mund të ndihmoj Suedinë”, - citohet Bogdani nga faqja daneze. Sulmuesi shqiptar pranoi se barazimi 1-1 i të mërkurës mbrëma kundër Danimarkës kompletoi përplasjet kundër rivalëve të përjetshëm të Suedisë, që do të thotë se skuadra suedezi ka shansin të fitojë grupin dhe kështu të kualifikohet direkt në finalet e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut vitin e ardhshëm. “Expressen” intervistoi heroin shqiptar.
Çfarë mendoni për ndeshjen tuaj kundër Danimarkës?
Ishte një ndeshje e mirë. Danimarka është një ekip i mirë, por në luajtëm në shtëpi dhe ishim në gjendje të mirë.
Ju ndihmuat Suedinë në kualifikueset e Kupës së Botës. A ndjeni këtë?
Nuk jam duke menduar aq shumë sa të them se kam ndihmuar Suedinë. Jam vetëm i lumtur se ne mund të luajmë edhe kundër një prej ekipeve më të mira në grup. Ndihemi mirë pasie tani ne kemi një trajner të ri, jemi duke punuar shumë në anën taktike.
Do të përballeni në ndeshjen e fundit kundër Suedisë. Cilat janë shanset tuaja?
Do të jetë një ndeshje e vështirë, njolloj si ajo në Danimarkë. Shpresoj se do të bëjmë një lojë të mirë. Nuk do të ndihmojmë Suedinë. Ne do të luajmë për të fituar.
Cilin ekipi do të preferonit të fitonte kur Suedia të përballet me Danimarkën ndeshjen e ardhshme?
Haha (qesh)... Të dyja ekipet luajnë mirë. Por do të ishte shumë këndshëm nëse Suedia do të fitonte. Jam i kënaqur që shkoi shumë mirë për Suedinë kundër Maltës. Paç fat, Suedi!
Ju jeni tani një lloj heroi në Suedi. Çfarë mendoni për këtë?
Oh, shumë mirë. Faleminderit shumë. Jam i lumtur që kam mundur të ndihmoj për të rritur shanset e Suedisë në Kampionatit Botëror, por më kënaqësi kam që ne të zhvillojmë një ndeshje të mirë kur të ndeshemi me ju.
REKORDMENI I BOTËRORIT
Erjon Bogdani me golin e barazimit ndaj Danimarkës(1-1), u ngjit në kuotën e 3 golave në këto eliminatore, duke vendosur edhe një “rekord” në kualifikueset e botërorëve: 7 gola, nga 12 që ka shënuar në total në 52 ndeshje me fanellën e përfaqësueses. “Nuk diskutohet që jam i lumtur për golin, por natyrisht mbi të gjitha që morëm pikë. Me ardhjen e trajnerit Kuzhe, çdo gjë ka ndryshuar për mua. Goli im u dedikohet tifozëve të Partizanit dhe natyrisht të gjithë Shqipërisë”. Sulmuesi 32-vjeçar i Kombëtares e ka filluar karrierën futbollistike me Partizanin, para 15 vjetësh, në vitin 1994.
Super-topçinjtë, Bogdani i teti në Itali
Goli i shënuar të mërkurën kundër Danimarkës (1-1) përveçse firmosi barazimin e katërt të Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010, e ngjiti Erjon Bogdani në vendin e tetë të një klasifikimi specifik të publikuar nga gazeta prestigjioze italiane “Corriere dello Sport”. Renditja ka të bëjë me lojtarët që aktivizohen në kampionatin italian dhe janë shënuar gola gjatë sezonit 2009-2010 (nga qershori), në të gjitha kompeticionet, përfshirë Serinë A, Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, ndeshjet me ekipet Kombëtare A dhe ato U-21. Bogdani me tre golat e tij, 2 me Kombëtaren shqiptare e një të realizuar në Kupën e Italisë, është i teti në një listë prej 78 lojtarësh e që kryesohet nga Françesko Toti me 11 gola (1 në Serinë A dhe 10 në Ligën e Europës). Sulmuesi shqiptar i Kievos ka po aq gola sa Kasano i Sampdorias, De Rosi i Romës, Di Natale i Udinezes, Menez i Romës dhe Mikoli i Palermos. Diferenca me gjashtë lojtarët e tjerë që renditen në vendet 2-7: Eto’o, Hamsik, Jovetic, Paloski, Pacini e Rise, të gjithë këta me nga katër gola, është vetëm një gol. Bogu ka lënë pas vetes emra të tillë si Kruz, Datolo, Krishito, Kalajo, Diego, Iakuinta, etj. Në renditjen përfundimtare të vitit 2009 fitoi Zlatan Ibrahimoviç, sulmues suedez luante atëherë me Interin.
Lojtarët Skuadra Shteti Golat
Toti Roma Itali 11
Eto’o Inter Kamerun 4
Hamshik Napoli Sllovaki 4
Jovetiç Fiorentina Mali i Zi 4
Paloski Parma Itali 4
Pacini Sampdoria Itali 4
Ris Roma Norvegji 4
BOGDANI KIEVO SHQIPËRI 3
Kasano Sampdoria Itali 3
De Rosi Roma Itali 3
Di Natale Udineze Itali 3
Menez Roma Francë 3
Mikoli Palermo Itali 3
Diego Juventus Brazil 2
...... ........ ...... .
Zarate Lacio Argjentinë 1
Bogu ndihmon “Ibra-Ronaldon”
Kur mbrojtësi i Maltës, Azopardi shënoi një autogol në minutën e 81-të në favor të Suedisë (0-1), shpresat e Portugalisë u reduktuan. Gjithsesi, portugezët u përgjigjën dy orë më pas me një fitore kundër Hungarisë (0-1), falë një goli të Pepes në minutën e 9-të. Danimarka u ndal në një barazim në Shqipëri (1-1). Shpresat për të qenë të dy në finalet e Botërorit, si Kristiano Ronaldos me Portugalinë ashtu dhe Zlatan Ibrahimoviç me Suedinë janë ende të gjalla, por njëri prej tyre rrezikon të mbetet jashtë, pavarësisht se Erjon Bogdani me golin e tij u dha një dorë ndihmë të dy skuadrave.
Më të mirët e më të këqijtë
Në Maltë-Suedi, trofeun e lojtarit të dështuar e “fitoi”, askush tjetër përveç Zlatan Ibrahimoviçit, i cili ishte thuajse “jashtë” fushe gjatë gjithë ndeshjes. Çmimi i lojtarit më të mirë shikon për Melbergun. Nga maltezët, “dështimi” quhet Azopardi, autori i autogolit që mbajti në lojë suedezët. Më të mirët ishin portieri Hog dhe Koheren.
Në Shqipëri-Danimarkë, më të mirët janë autorët e golave. Erjon Bogdani, sigurisht që nuk është një fenomen, por ishte më i miri në fushë dhe autori një goli që vlejti shumë jo vetëm për ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, por dhe të atyre të Portugalisë e Suedisë. Nga shtëpia daneze më i miri ishte lojtari i Arsenalit, Niklas Bendtner, autori i golit.
Në Hungari-Portugali, “luani” portugez Kristiano Ronaldo, nuk la gjurmët e lojtarit më të mirë të botës, por Pepe me golin e tij të minutës së 9-të hapi dhe mbylli ndeshjen, duke qenë edhe më i miri. Më i miri nga Hungaria ishte Dzsudzhak.
11 Shtator 2009