E Diel, 1 Nëntor 2026

Letërnjoftimet, qeveria heq parapagimet për studentët, pensionistët dhe familjet e varfra

Paratë e kompensimit për personat që kanë aplikuar, fillojnë më 1 maj për pensionistët dhe në fund të prillit, për familjet me ndihmë ekonomike. Mbeten në fuqi sanksionet për bllokim shërbimesh, në rast se refuzohet paraqitja pranë qendrave të aplikimit
 
“Pensionistët që i kanë blerë kuponët tashmë, do t’i tërheqin paratë e kompensimit në datën 1 maj. Ne do të vendosim në pensionet e tyre të gjithë shumën, ashtu siç theksova. Edhe studentët mund t’i tërheqin ato gjatë muajit prill deri nga mesi i muajit maj.  Personat me ndihmë ekonomike do të mund t’i tërheqin me marrjen e parë të ndihmës ekonomike. Pra, ne bëjmë disponibël të gjitha fondet”.

TIRANE - Qeveria ka përgatitur një skemë të re sipas të cilës për të gjithë personat me ndihmë ekonomike pa përjashtim me të drejtë vote, kryetarët e komunave do të blejnë kuponat për secilin prej tyre. Mbi bazën e dokumentacionit që ata do të dorëzojnë qeveria do t’i japë 10 mije lekë për gjithsecilin sepse dy mijë lekë ata i paguajnë vet. Sipas kryeministrit, personat me ndihmë ekonomike do marrin kuponët dhe do të paguajnë vetëm dy mijë lekë pasi 10 mije lekë të vjetra do t’i marrin sapo ato të sjellin dokumentin. “Personat me ndihmë ekonomike që kanë marrë kuponin do të rimbursohen pranë zyrave që marrin ndihmë ekonomike. Komuniteti rom dhe egjiptian që ndodhet në                                                                                                        skemën e ndihmës ekonomike do t’i marrë falas dhe qeveria do të vendosë 12 mijë lekë të vjetra në ndihmën ekonomike për kuponët e tyre. Por në këto komunitetet mund të ketë edhe persona që janë jashtë ndihmës ekonomike atëherë një komision me përfaqësues të kryetarit të bashkisë prefektit do të ngrihet në mënyrë që të shmangen abuzimet, të mbikëqyrë procesin e pajisjes së tyre ashtu siç është premtuar me letërnjoftime falas”, u shpreh kryeministri.
Studentët e universiteteve, fakultetet dhe ministria e arsimit, do të blejë për ta kuponët dhe do ua u shpërndajë studentëve. Ndërkohë studentët do të mund të hyjnë në provim duke paraqitur kartën në sekretari dhe duke dorëzuar 2 mije lekë që u takon. Pra, edhe këtyre u shmanget parapagimi. Pensionistët me pension minimal më datën 1 maj përveç rritjes së pensionit që s’ka lidhje me të, qeveria do të vendosë tek pensionet e tyre 10 mije lekë shtesë, pensionistët me pension minimal me 2 mije lekë nga vetja e tyre do të marrin letërnjoftimin.
“Do të kenë dy muaj afat pas dy muajve nuk do të marrin pensionin pa paguar kartën e identitetit. Pensionin do ta marrin duke dorëzuar fotokopjen e kartës së identitetit. Kjo nuk bëhet për shkak të zgjedhjeve por kemi edhe një vendim tjetër që në rast se nuk do të kishte zgjedhje qytetarët do të kenë detyrimisht një dokument identiteti në lëvizjen e tyre. Në rast se po vihen këto masa, të cilat janë të domosdoshme për të garantuar pajisjen me dokumente identiteti. Të tëra vendet e Evropës me përjashtim të një vendi, është e detyrueshme mbajtja e dokumenteve të identitetit dhe qarkullimi me këto dokumente. Ndaj dhe ne vendosim kështu një standard. Heqim të gjitha vështirësitë e parapagimit të shumës më të madhe nga ajo që është përcaktuar”, sqaroi më tej Berisha.  

Deri në fund të majit gjithë shtetasit që duan të pajisen me letërnjoftime, do të kenë të gjitha mundësitë t’i kenë ato

TIRANE - “Unë mendoj se nga fundi i majit të gjithë qytetarët që duan për t’u pajisur me letërnjoftime dhe që janë pa pasaportë, do të kenë mundësi të kenë letërnjoftimet. Kjo është siguria ime e plotë. Një gjë është e sigurt, që me detyrim jo çdo njeriu mund t’ia japësh kartën sepse jo çdo njeri mund të sjellësh në votim. Opozita nëse do të dëshironte të sillte ligjin me të cilin të detyroheshin qytetarët të votonin. Ne po bëjmë një seri stimujsh shumë të mëdhenj, përveç detyrimit që nuk e kemi. Qytetarët që nuk kanë pasaportë nëse do të marrin kartat e reja të identitetit, më 28 maj do ti kenë të përfunduara”, garantoi më tej Kryeministri, duke ju përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve për këtë argument.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›