Erjon Veliaj, mashtrues apo hajdut, i ndihmave për banorët e Gërdecit
Spekulimi i ish-kreut të “Mjaft”-it, aktualisht në krye të G 99-s, me ndihmat e pretenduara se u grumbulluan posttragjedisë së 15 marsit 2008
TIRANE - Erjon Veliaj, i cili jo më larg se mbrëmjen e së premtes ripërsëriti në një emision televiziv, se edhe ai me të tjerët (nuk e saktësoi, me “të tjerët” e “Mjaft”-in apo G 99), kanë grumbulluar e shpërndarë ndihma për banorët e Gërdecit. Në rastin “më të mirë”, kjo është gënjeshtër e Erjon Veliajt, në rastin “më të keq”, është vjedhje e ndihmave të mundshme të grumbulluara prej tij, që prej kohës kur ishte në krye të “Mjaft”-it dhe deri dy net më parë, nga pozitat e drejtuesit të G 99.
Mashtrues...
Duke marrë “më të mirën”, mashtrimi i Erjon Veliajt, u konfirmua dje nga bashkëpunëtorët e tij, kur pas kontakteve telefonike, askush nga Lëvizja G 99, nuk ishte në gjendje të jepte një shifër të saktë, në të holla, apo jo të holla, për të cilat Erjon Veliaj, pretendon se i ka shpërndarë në formën e ndihmave për banorët e Gërdecit.
Bashkëpunëtorët e Erjon Veliajt, u lodhën shumë dje, për të shpjeguar “procedurën” që ata kishin ndjekur për ndihmat e supozuara se i kishin shpërndarë, ndërsa nuk jepnin asnjë “sinjal shprese”, kur binte fjala për shifra e shuma konkrete ndihmash.
Bashkëbiseduesit e G 99, u sforcuan shumë dje, kur u munduan të shpjegonin se “askush nuk mund të dijë ndonjë shifër të saktë ndihmash, sepse secili prej G 99, që ka vajtur në Gërdec, në periudha standarde kohore që shkonin nga 2-3 javë deri në një muaj, ka çuar ndihma ‘për hesap të vetë’. Ndihmat kanë qenë jo të unifikuara, nuk kanë munguar ndihmat në mallra ushqimore, ndërsa ajo ka konsistuar më tepër në asistencë morale”, shpjegoi dje për gazetën “55”, Genci Kojdheli, nja nga drejtuesit e G 99-ës.
E vetmja shifër e saktë që Kojdheli, mbante mend për sa i përket ndihmave të shpërndara në Gërdec, ishte ajo e para disa ditëve, kur ai vetë kishte shpërndarë disa lodra për fëmijët e një familje, ndër të cilat i kishte ngelur ndër mend një arushë prej pelushi. Gjithashtu, Kojdheli kujtoi se ai vetë kishte dhënë “nga xhepi i tij” 40 mijë lekë (të vjetra), që së bashku me kontributet e personave të tjerë, me të cilët ai ndodhej atë ditë në Gërdec, shuma e ndihmave nuk e kalonte 70 mijë lekë (të vejtra).
... apo hajdut!
Në rastin “më të keq”, dyshimet, por edhe akuzat publike për përvetësime të fondeve të “Mjaft”-it, nga ana e Erjon Veliajt, janë të hershme dhe të bëra e ribëra publike.
Por pas artikulimit të përsëritur nga vetë Erjon Veliaj se ai ka “bërë namin” me ndihmat që ai (nuk) paska shpërndarë në Gërdec, vërshuan edhe kauzat për përvetësime fondesh nga Erjon Veliaj, që ishin grumbulluar nga kontributet e vullnetarëve jahstë e brenda vendit.
“Ai (Erjon Veliaj) nuk ndalet se është mësuar me vjedhje, ditë e natë. Edhe në Angli fill mbas ngjarjes së Gërdecit filluan të kërkonin fonde por komuniteti këtu ja plasi në fytyrë. Kjo është me se vërtetë pasi ato ditë ka qarkulluar një e-mail që Ralf Gjoni përfaqësuesi i ‘Mjaft’ në Londër u dërgoi shqiptarëve në UK”, ishte denoncimi që para disa ditëve mbërriti në postën elektronike të gazetës “55”, nga një shqiptar, rezidentë në Britaninë e Madhe.
Dyshimet për përvetësim të fondeve nga Erjon Veliaj, të grumbulluara nën pretekstin e ndihmave, bëhen edhe më të besueshme, kur zhurmës ë tij të madhe, për “mbledhje e shpërndarje ndihmash në Gërdec”, i bashkëngjiten shifrat zyrtare nga “mjaft”, për periudhën kur në krye të kësaj lëvizje dhe fushate për grumbullim ndihmash, ishte Erjon Veliaj.
Sipas të dhënave zyrtare të marra nga Lëvizja “Mjaft”, mësohet se, deri në mesin e muajit maj të vitit 2008, si rezultat i fushatës për grumbullim ndihmash nga kjo lëvizje, u grumbulluan vetëm 520 paund, dhe 17 mijë lekë (të reja).
Ndoshta Erjonit që në mendje mund t’i ketë ngelur shuma e mundshme e përvetësimit të këtyre ndihmave, e bënë zhurmën madhe, për “mbledhje e shpërndarje ndihmash në Gërdec”, sepse mund të ketë harruar se zyrtarisht në regjistrat e “Mjaft”-it ai ka lënë të shkruar e zeza mbi të bardhë, shumën prej jo më shumë se 520 paund, si edhe 17 mijë lekë (të reja), të grumbulluar e shpërndarë për banorët e Gërdecit.
Në të kundërt, ai nuk ka pse të bëjë gjithë atë zhurmë e potere, se qenka ai që me ndihmat e shpërndara paska zgjidhur hallet e banorëve të posttragjedisë së Gërdecit...
Ndryshe i bie të themi se Erjon Veliaj “bën shumë zhurmë për asgjë”