E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani Urbanistik nuk është pronë e Edvinit, por është i qytetarëve

Kryeministri Berisha i përsërit apelin kryebashkiakut të kryeqytetit, që të dorëzojë planin urbanistik të Tiranës

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, i bëri thirrje përsëri dje, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të dorëzojë sa më shpejt planin Rregullues të kryeqytetit.
Gjatë vizitës në qytetin e Elbasanit, në kuadër të festës kombëtare që simbolizon ardhjen e pranverës, “Dita e Verës”, kreu i qeverisë u shpreh se studimet urbanistike janë një kusht vendimtar si për zhvillimin e qendrave urbanistike, ashtu dhe për luftën pa kompromis kundër korrupsionit. Berisha u shpreh se ata që bllokojnë studimet urbanistike, ata vetëm dëshmojnë se territorin e qytetit të tyre, siç është rasti i Tiranës, e duan për ta mjelë dhe për vjelë.
“Ndaj, dua t’u bëj thirrje sot për ditë feste kryetarit të Bashkisë së Tiranës, si dhe të kryetarëve të gjitha qyteteve të mëdha, por në mënyrë të veçantë atij të Tiranës sepse ai përfunduar dhe e ka ndryrë në sirtar, të dorëzojë planin urbanistik sepse nuk është pronë as e EDIL-it dhe as e Edvinit, por është pronë dhe pasuri e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Sërish dje, pas këtyre akuzave, bashkia e Tiranës nuk ka pranuar që të japë një përgjigje të saktë se kur do të dorëzsonjë pranë qeverisë qendrore planin urbanistik të  kryeqytetit, të cilin kryebashkiaku Edi Rasma po e mban peng prej më shumë se 3 vitesh me arsyetimet e paqena.
Akuzave të përsëritua të kryeministri Sali Berisha në lidhje me këtë çështje edhe dje nga qyteti i Elbasanit i është kundërpërgjigjur përsëri nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalësi i cili nuk ka dhënë asnjë shpjegim me justifikimin se dje ishte ditë feste. “Kupa e tij jo vetëm që është mbushur por ka kohë që ka filluar të zbrazet. Berisha është shndërruar në njeri të bezdisshëm me akuzat e tij, megjithatë ne sot respektojmë festën dhe nuk kemi ndërmend që t’i kthejmë përgjigje” deklaroi Shalësi, pa dhënë asnjë datë të saktë për dorëzimin e mundshëm të këtij Plani Rregullues Urbanistik të Tiranës.

Reagon edhe PD ndaj nekropolitikës së Edvinëve, për të përvetësuar pronat e qytetarëve

“Qytetarët nuk mund të shfrytëzojnë pronat e tyre, pa dorëzuar tek Rama dhe Shalsi i tij, 15 përqindëshin”

TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar dje, ndaj një deklarate të bërë nga nënkryetari i Bashkisë Eduart Shalsi, lidhur me planin Rregullues të kryeqytetit, pas kërkesës së vazhdueshme të kryeministrit Berisha, për dorëzimin e tij, në mënyrë që të ndërtohet nga qeveria dhe jo nga pazaret e ndotura të kryebashkiakut dhe klaneve mafioze të tij.
Selia blu, nëpërmjet zëdhënësit Gerti Bogdani, deklaroi se “në përgjigje të kërkesës së drejtë të Kryetarit të PD dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ndaj Mister 15%-shit, për t’i dhënë fund mbajtjes peng të Planit Urbanistik të Tiranës, Rama përmes Shalsit apo zëdhënësit të Mister 15%, sërish u tha qytetarëve të Tiranës se nuk dorëzon Planin Urbanistik të Tiranës, për të dëshmuar se zoti i pronave tuaja “jam unë dhe jo ju” dhe ju nuk do të mund t’i shfrytëzoni ato pa dorëzuar te Rama dhe Shalsi i Tij 15%”.
Sipas Bogdanit, Partia Demokratike i bën të qartë zotit Rama se dorëzimi me urgjencë i Planit Urbanistik të Tiranës dhe shndërrimi i qytetit që është në interes të çdo qytetari të Kryeqytetit dhe Shqipërisë dhe jo mbajtja e tij në interes të 15% dhe klaneve mafioze rreth tij, është një detyrim ligjor madhor i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›