Erjon Veliaj, na kujton se ai është një “gomë e përdorur”
Erjon Veliaj, me vetëdijen e tij na ka dhënë një argument dje, që atë ta shohim tash e tutje si një gomë të përdorur. Këtë “etiketim”, Erjon Veliaj na e kujtoi dje, ndërsa ai kishte zgjedhur shëtitjen e radhës nëpër ugaret e Shqipërisë.
Duke tentuar të bëjë politik me pëdorimin e gomave të përdoruar të automjeteve, Erjon Veliaj na kujtoi dje se ndër vite ai as më shumë e as më pak ka qenë vetë një gomë e përdorur.
Po të kujtojmë fillesat dhe vazhdimësinë e Lëvizjes “Mjaft!”, që ai ka drejtuar, të gjithë na vijnë nëpër mend qëndrimet dhe lëvizjet e Erjon Veliajt, si një gomë e përdorur, kur ndërsa tentonte një herë të sulmonte ish-qeverinë socialiste apo edhe ish-kryetarin e PS-ës, tregonte një dashuri të diferencuar për kryebashkiakun socialist të bashkisë, kryetarin aktual të kësaj partie.
Më pas, kur Erjon Veliaj u katapultua me mision tjetër në krye të një tjetër lëvizje, sikurse ajo e njohur si G 99, ai, vazhdoi si një gomë e përdorur ti shërbente kreut aktual të PS-ës, Edi Ramës.
E keni vënë re, Erjon Veliaj e ka shpallur G 99-ën e tij parti, por ndërsa lajmet për kandidatët e mundshëm të deputetëve e koalicionet e partive, ziejnë për çdo ditë në media, ende G 99 nuk flet ëpr kandidatët e saj. Ai, Erjon Veliaj e di, që “de jure” mund të ketë ndonjë parti, por “de facto”, nuk e ka një të tillë. Dhje për aq kohë sa ai është një “gjeneral pa ushtar”, nuk ka se si të mos jetë edhe një gomë e përdorur, që Edi Rama, me zemërgjerësinë e tij, mund ti gjejë ndonjë vend në listën e kandidatëve socialist në ndonjë qark të Shqipërisë.