E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama konfirmon ekzistencën e interesave të mëdha financiare të PS pas projektit të Jalës

Kreu i selisë rozë mbron gabimet e pranuara nga vetë BB dhe atakon qeverinë Berisha

TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste ka vërtetuar dej katërçipërisht lidhjet e tij me përfitimet e mundshme të plazheve në jugun e vendit e konkretisht në rivierën e Jalës. Pasi për ditë me radhë ka nxjerrë për të reaguar zyrtarë të nivelit të dytë dhe të tretë të selisë rozë në lidhje me këtë çështje, kreu i socialistëve ka reaguar dje vetë ndaj dështimit të planit për përvetësimin e këtij plazhi nga kompani ndërtimi pranë tij.
Në daljen e tij dje, Edi Rama ka deformuar dje në këtë linjë tërësisht deklaratat dhe qëndrimet e qeverisë duke u përpjekur që ti  paraqesë ato si sulme ndaj vetë Bankës Botërore dhe madje duke shprehur falënderime për kontributin e kësaj në fundit për rindërtimin e vendit gjatë viteve të tranzicionit gjë që në fakt nuk është vënë asnjëherë në dyshim nga asnjë qeveri e majtë apo e djathtë qoftë.
Sipas Ramës, Banka Botërore  nxori përgjegjësitë e veta për të përmirësuar punën e saj duke vepruar sipas “standardeve më të larta etike e profesionale të botës së zhvilluar” ndërsa “qeveria shqiptare u soll edhe njëherë sipas kodit primitiv të një bashkësie të pazhvilluar”. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›