Shqipëria dhe Kroacia po presin anëtarësimin zyrtar në NATO

Jozefina Topalli vizitë në Kroaci, takon homologun Luka Bebiç
TIRANE - Shqipëria dhe Kroacia presion anëtarësimin zyrtar në NATO. Kështu deklaruan dje kryetarët e dy parlamentare respektiv, Jozefina Topalli dhe Luka Bebiç gjatë një takimi që zhvilluan mes tyre në Zagreb.
“Njëmbëdhjetë muaj më parë ne morëm ftesën për në NATO dhe vetëm një muaj më parë samitit në Strasburg dhe Kehl, ne presim që dy vendet tona t’i bashkohen Aleancës”, deklaroi kryeparlamentarja Topalli.
Nga ana e tij zoti Bebiç tha se ishte i bindur se Kroacia deh Shqipëria ishin në rrugën e përbashkët për t’iu bashkuar NATO-s në samitin jubilar të prillit, kur edhe aleanca do të kremtojë 60- vjetorin e themelimit të saj.
Të dy kryetarët e kuvendeve ranë dakord në atë se bashkëpunimi mes dy vendeve ishte mjaft i suksesshëm dhe i tillë do të vazhdojë të mbetet edhe në të ardhmen.
“Pavarësisht se ne nuk jemi fqinjë të afërt marrëdhënie tona janë mjaft të ngushta dhe reciproke”, deklaroi Bebiç.