E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metrologjia, 20 masa ndaj tregtarëve abuzues

Drejtoria e Supervizionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, në periudhën janar - maj 2008 ka vendosur gjoba në 20 subjekte private në rrethe të ndryshme të vendit, pasi kanë rezultuar me mosdeklarim të sasive të produkteve në shitje, për diferenca në pesha, si dhe në mosverifikimin e mjeteve matëse, bënë të ditur burimet zyrtare të DPM-së. Sipas tyre, subjektet e gjobitura janë kryesisht prodhues të bukës, të karburanteve, marketeve, firmave ambalazhuese etj., të cilët rezultuan me probleme në zbatimin e rregullave të metrologjisë. Burimet theksojnë se si pasojë e kontrolleve të vazhdueshme që po bëjnë inspektorët e metrologjisë në 12 qarqet e vendit, po vjen në ulje numri i problemeve që lidhen me matjet, kalibrimin nga firmat private tregtuese të prodhimeve të ndryshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›