"Ernst & Young", Karakitis emërohet shefi për Shqipërinë
Një emër i njohur në fushën e financave dhe auditit do të drejtojë gjigandin amerikan "Ernst & Young". Dr.Alexandros Karakitis, që prej datës 01 Gusht 2009, është emëruar si Partner Përgjegjës për Shqipërinë si dhe Drejtor i Departamentit të Taksave në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Alexandros është avokat me profesion dhe ka një doktoraturë në Ligjin Ndërkombëtar të Taksave, gjithashtu ai ka një eksperiencë më shumë se 12-vjeçare në konsulencën e strukturimit eficient nga pikëpamja fiskale e transaksioneve ndërkombëtare dhe veprimtarive të karakterit financiar, të shkrirjeve dhe blerjeve të korporatave, transferimin e fitimeve si dhe ristrukturimin e linjave të distribucionit të mallrave apo shërbimeve. Alexandros Karakitis iu bashkua Arthur Andersen-it në vitin 1997 dhe më vonë "Ernst & Young" në vitin 2002, pas bashkimit të dy kompanive. Deri në Nëntor 2006, ai punoi për Departamentin e Taksave në zyrën e Athinës, ndërsa më pas u caktua në zyrën e "Ernst & Young" Bullgari në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Taksave dhe Ligjit. Nën drejtimin e tij 3-vjeçar në Bullgari, të ardhurat nga Departamenti i Taksave u rritën me 120%, duke e shndërruar kompaninë një lider në tregun e shërbimeve financiare. Duke u ndalur në pozicionin e ri në Shqipëri, Karakitis do të përpiqet të ndihmojë kompaninë të bëhet lider në rajon, pasi Ballkani ofron mundësi të mëdha për zhvillim. "Synoj fuqizimin e emrit të "Ernst & Young" dhe mirinformimin në tregun lokal duke promovuar të gjitha shërbimet, gjithashtu duke identifikuar dhe shfrytëzuar mundësi të reja që vazhdojnë të dalin në rajon", nënvizoi shefi i ri i "Ernst & Young". Objektivi i tij do të shtrihet përtej shërbimeve të departamentit të Taksave në mbështetjen e zgjerimit të tregut në Shqipëri, si dhe për shërbimet e tjera të ofruara nga "Ernst & Young" në shkallë globale si, auditimet, konsulencë për transaksione të ndryshme etj.