Konkurrenca dhe kritikat mbi indekset botërore të biznesit
Indeksi i Lirisë Ekonomike, ai i Konkurrueshmërisë, Indeksi i Zhvillimit të Njerëzimit apo Indeksi i Lehtësisë së të Bërit Biznes, janë vetëm disa nga një numër i madh përpjekjesh të ekonomistëve dhe institucioneve për të krahasuar vendet e ndryshme të botës për sa i përket klimës ekonomike. Këto indekse janë shpesh konkurruese me njëra-tjetrën në shumë drejtime dhe që të gjitha kritikohen për mungesë eticizmi dhe si tregues që nuk kanë asnjë lidhje me mirëqenien e vërtetë të qytetarëve të botës.
Indeksi i Lirisë Ekonomike
I themeluar në vitin 1995, bazuar në leksionet e Adam Smith dhe Milton Friedman, indeksi synon të tregojë se liria ekonomike është baza për zhvillimin e botës. Por listimi i vendeve sipas këtij parimi është kritikuar si asgjë më shumë sesa lista e vendeve të pasura. Kritikët thonë se matja e zhvillimit bazuar te pasuria tregon fuqi politike dhe ekonomike, por jo mirëqenie, për shkak se nuk merr parasysh shpërndarjen e të ardhurave kombëtare mes popullatës.
Indeksi i Konkurrueshmërisë
I themeluar në vitin 1979 nga Forumi Ekonomik Botëror, Indeksi i Konkurrueshmërisë synon të tregojë se cilat prej vendeve kanë aftësi më të madhe eksportuese. Renditja bëhet nga një seri treguesish të përpunuar nga ekonomisti amerikan, Jeffrey Sachs, i njohur gjithashtu për këshillimin e shumë vendeve të Europës Lindore mbi procesin e transformimit nga ekonomi të centralizuara në ekonomi të tregut të hapur. Ky është një nga treguesit më pak të kritikuar nga pikëpamja metodologjike, megjithëse kritikët thonë se synimi i indeksit është t‘u tregojë investitorëve perëndimorë se ku mund të fitohen më shumë para e më lehtë dhe se një renditje e tillë i largon vendet nga kujdesi për mirëqenie shoqërore.
Indeksi i Zhvillimit Njerëzor
Ky është një indeks i hartuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe synon të vlerësojë vendet bazuar mbi një seri më të gjerë të dhënash ekonomike dhe shoqërore. Aty merren parasysh edhe të dhënat e nivelit arsimor, apo kushteve shëndetësore të një popullate, gjë që e bën një matës më të mirë të nivelit të mirëqenies së një kombi. Kritikohet si një indeks që bazohet në të dhëna të raportuara shpesh nga qeveri të pabesueshme.
Të gjitha indekset marrin përsipër në një farë mënyre t‘i përgjigjen pyetjes se pse disa vende janë të pasura dhe shumica janë të varfra. Përgjigjet për këtë pyetje janë pa fund dhe debatet janë të nxehta.