E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti për IHD-të

Ka mjaftuar një raport rutinë i Bankës së Shqipërisë, i cili flet për rritjen e investimeve të huaja, dhe reagimi i qeverisë ka qenë i menjëhershëm. Të dhënat e publikuara nga BSH tregojnë për një realizim të Investimeve të Huaja Direkte (FDI) në Shqipëri në 6-mujorin e parë të vitit 2009, në rreth 436 milionë euro. Reagimin e parë e ka dhënë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila zhvilloi një konferencë të posaçme për shtyp, duke u bazuar mbi "arritjet e publikuara nga Banka Qendrore". Zv.ministri i Ekonomisë u shpreh entuziast mbi rezultatin e IHD-ve, duke shtuar se ka një rritje prej 59 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sipas ministrisë, një vit më parë, investimet e huaja direkte (ku futen kryesisht privatizimet), ishin 256 milionë euro. "Kjo rritje e ndjeshme ka ndodhur në një hark kohor ku ekonomia botërore shënoi një tkurrje prej -1 për qind të PBB-së, ku tregtia botërore shënoi një tkurrje prej 9 për qind dhe ku thuajse në të gjitha vendet e BE-së ekonomia u tkurr në shifra që variojnë nga -2 për qind në -20 për qind të PBB-së", nënvizoi METE. Nuk vonoi shumë, dhe reagimi i radhës erdhi nga Kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë inaugurimit të aeroportit kombëtar përmendi raportin e BSH-së, duke vërtetuar se kriza ekonomike nuk ka dhënë asnjë efekt te ne. "Banka e Shqipërisë ka njoftuar këto ditë se investimet e huaja në Shqipëri në 6-mujorin e parë të vitit 2009 u rritën me 59 për qind krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2008", tha Berisha. Kjo është hera e parë që brenda ditës vijnë dy vlerësime njëherësh për BSH-në nga institucionet kryesore të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›