Erotikë primitive
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi të enjten se, pas hulumtimeve pre disa dekadash, në një shpellë jo fort larg Bambergut, në jug të Gjermanisë, arkeologët e Departamentit për Mbrojtjen e Monumenteve Historike zbuluan disa vizatime primitive.
Vlerësohet se vizatimet janë të vjetra rreth 12,000 vjet, gjë që i bënë ato veprat më të vjetra artistike të kohë së gurit që u zbuluan deri më tani në Gjermani, theksohet në studimin e publikuar në revistën javore gjermane ‘Zeit’.
Arkeologët pohojnë se vizatimet “përmbajnë paraqitje skematike të turpit të femrës, si dhe simbole të tjera të paidentifikuara”.
Deri më tani vizatimet më të vjetra parahistorike në botë konsiderohen ato që u zbuluan në një shpellë në jug të Francës, që janë bërë para 30,000 vjetësh.