Melo huazohet në Galatasaray

Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 15:02
Galatasaray ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e mesfushorit Felipe Melo, ka njoftuar klubi turk të premten.
Gjiganti nga Stambolli për të siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian do të paguajë Juventusin dy milionë euro, si dhe do të mbulojë pagën e futbollistit prej gati tre milionë eurosh.
Pas dy sezoneve, Melo largohet nga Juventus, ku ishte transferuar nga Fiorentina, ndërsa kërkohej edhe nga Paris Saint Germain, por vendosi të vazhdojë karrierën në Turqi.