Ersekë, vetëm 400 aplikime për kartat
Shembulli i parë i një procesi të ngadaltë të aplikimit për kartat e identiteti vjen nga zona e Kolonjës, ku numri i aplikimeve për kartat e reja të identitetit është shumë i ulët. Ngadalësimi në procedura nuk vjen aspak për shkak të sistemit apo pajisjeve, të cilat deri në këtë moment kanë funksionuar në rregull dhe me kapacitet të plotë. Sipas kreut të Bashkisë së Ersekës, Adriatik Braçe, vetëm 700 banorë janë pa pasaporta, por edhe pse këta pak persona mund të pajiseshin shumë shpejt me kartat e identitetit, interesimi ka qenë i ulët. Një pjesë e madhe e banorëve në zonë ndodhen në shtetin grek dhe vetëm 700 persona priten t‘i drejtohen zyrës për aplikim si persona që nuk kanë asnjë dokument tjetër të vlefshëm për të votuar. Sipas të dhënave, vetëm 400 veta kanë aplikuar deri më tani për t‘u pajisur me kartën e re të identitetit dhe këta kanë qenë tërësisht nga kategoria që nuk ka as pasaportë.