E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, interesim i ulët nga qytetarët

Edhe pse po afron fundi i afatit zyrtar për aplikimin nga ana e shtetasve për karta identiteti, në Kukës ky proces po ecën shumë ngadalë, madje po qëndron në vendnumëro. Nga zyra e postës së Kukësit, ku bëhet pagesa e aplikimit të kartave të identitetit, mësojmë se deri tani janë shitur vetëm 1400 kuponë, më pak se 2 për qind e njerëzve që kanë mbushur moshën për t‘u pajisur me kartë, apo rreth 10 për qind e personave që nuk kanë pasaporta ndërkombëtare. Referuar zyrës së prefektit në Kukës, për shumë ditë shkaqet kanë qenë moti i keq dhe pamundësia që ekspertët të udhëtojnë në Kukës, ndërsa shkak tjetër mbetet indiferenca e të interesuarve për të aplikuar. Nga ana tjetër, organizimi i punës nuk e stimulon aplikimin e qytetarëve, pasi zyrat e aplikimit janë hapur vetëm në qytete. Nuk ka ende një zyrë të tillë në komunat me numër të madh popullsie si Bicaj me 8 mijë banorë, në Golaj të Hasit me rreth 9 mijë e kështu me radhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›