Skandali në qendrën “Fëmijët e tij”, dy anglezët në gjykatë
Autori i Lajmit: red.
Dy shtetasit britanike që akuzohen për pedofili dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, janë paraqitur dje në Gjykatën e Tiranës për të marrë masën e sigurisë. Burime nga togat e zeza bëjnë të ditur se gjykatësit e çështjes kanë dhënë masën e sigurisë “arrest në burg për 44-vjeçarin Dino Kristodulu dhe Robin James Arnold, 55 vjeç. Sipas të njëjtave burime, dy shtetasit britanikë u ekstraduan nga Londra mesnatën e së premtes dhe iu dorëzuan autoriteteve shqiptare për skandalin seksual që tronditi vendin gati dy vjet më parë. Dy të pandehurit akuzohen nga Prokuroria e Tiranës se kanë abuzuar me të mitur gjatë kohës që ishin misionarë në qëndrën bamirëse "Fëmijët e tij" në kryeqytet.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008