Shkumbini, autokritikë dhe vendin e 6

Shkumbini-Flamurtari vlerësohet edhe si ndeshja më e qetë e javës së 32-të, pasi të dy skuadrat ndodhen në "mesin e artë" të Kategorisë Superiore, pavarësisht se skuadra peqinase ka disa motive për ta fituar ndeshjen me vlonjatët e kroatit Slavko Kovacic.
Shkumbini humbi me Kastriotin (1-0) katër ditë më parë, por pas pësimit të golit trajneri Magani dhe presidenti Ismaili në shënjë proteste u larguan pa përfunduar ndeshja. Një rikthim të fitorja - Shkumbini ka humbur vetëm një nga 15 ndeshje të luajtura në Peqin - pervec rigjetjes së humorit, do të thoshte edhe vendi i gjashtë, e kombinuar kjo edhe me një humbje të pritshme të Vllaznisë me Dinamon kryesuese.
Flamurtari nga ana e tij të shtunën shkatërroi Skënderbeun 4-1 (75 gola të pësuar në 31 javë për korcarët) dhe një barazim i dytë në Peqin (faza e parë: 0-0), do t'i jepte kënaqësinë e radhës kryebashkiakut president Shpëtim Gjika, aq më tepër që edhe në takimin e zhvilluar në Vlorë përfundimi ishte i bardhë.
Dy skuadrat janë ndeshur midis tyre 27 herë: 8 fitore Shkumbini, 10 fitore Flamurtari dhe 9 barazime.